TIRANË, 15 Dhjetor/ATSH/-Ambasada e Katarit në Shqipëri ka zhvilluar një pritje të madhe me rastin e festës kombëtare.
Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Yusuf AL-SAI, kishte organizuar gjithçka me hollësi dhe me kujdes të veçantë. Ceremonia nisi nisi me Orkestrën shtetërore, e cila luajti Himnin Kombëtar.
Në eveniment morën pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptarë, si kreu i Kuvendit, Ilir Meta, lideri i opozitës, Lulzim Basha, anëtarë të qeverisë, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Jashtëm, Arta Dade, deputetë, anëtarë të trupit diplomatik, personalitete të artit, kulturës, ekonomisë dhe politikës.
Ambasadori i Katarit në fjalën e tij falënderoi të pranishëm dhe ka shprehur vullnetin e shtetit që përfaqëson për të çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve. /y.pa/
/Shqiptarja.com