PRISHTINE- Ambasadori i Kosovës në Tiranë, ish komandanti i FSK, lëviz nga Kosova në Tiranë dhe anasjelltas me një makinë tepër luksoze tip “BMW 7” që kushton rreth 50 mijë euro.

Mediat kosovare citojnë se kjo është makina më e shtrenjtë e përdorur nga gjithë trupi diplomatik në Tiranë. “Zëri” citon burime pranë ambasadës kosovare në Tiranë ku Sylejman Selimi ka kërkuar “makinën më të fortë se shumicën e ambasadorëve të tjerë në Tiranë”

Fillimisht ambasadorit kosovar i është vënë në dispozicion një BMW 5 por ky nuk e ka pëlqyer. Gjatë një dreke-citon Zëri burimet e tij-në restorantin i njohur “Gjeli” në Tiranë ambasadori kosovar ka kërkuar që të ketë veturën “ BMW7” ikur mos mjaftonte kjo kjo dëshirë i është plotësuar menjëherë ambasadorit dhe makina e shtrenjtë është blerë me procedura të përshpejtuara. MPJ e Kosovës ka justifikuar blerjen me domosdoshmërinë e një përfaqësimi sa më dinjitoz të ambasadorit të saj në Tiranë.
(ns/sg/shqiptarja.com)