Ambasadori i parë amerikan pas
komunizmit: Ishte një privilegj

Ambasadori i parë amerikan pas<br />komunizmit: Ishte një privilegj
Para 25 vjetësh, William Ryerson shkoi në Shqipëri si shef i zyrës së Shteteve të Bashkuara pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranës, për një qëndrim prej 30 ose 60 ditësh. Në fakt ai u bë Ambasadori i parë pas përmbysjes së komunizmit. Këtë javë u bë një çerek shekulli që kur ai mbërriti në Tiranë dhe në një intervistë për Zërin e Amerikës, kujton ditët e para atjje, sjell mbresat e tij dhe reflekton për ato që janë përmbushur apo jo nga shpresat e tij për Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Ambasador Ryerson, këtë javë u bënë 25 vjet që kur ju mbërritët në Shqipëri, në fillim përkohësisht si shefi i zyrës amerikane në Shqipëri dhe më pas si ambasador. A mund të na i përshkruani përshtypjet dhe ndjesitë tuaja nga ato ditë të para?

Ambasador William Ryerson: Të them të vërtetën u trondita nga gjendja fizike e vendit. Dhe mendova se kushdo që mund të vinte të shiste bojë, do të bënte para. Çdo gjë dukej në një gjendje të mjerueshme. Dhe njerëzit dukeshin në mos të uritur, të hequr në fytyrë, të dobët, dukeshin si në siklet. Dhe disa gjëra ishin me të vërtetë tronditëse. Ishte një mëngjesore, në qoshe të sheshit kryesor dhe unë kalova aty afër duke menduar se ndoshta mund të haja mëngjes ndonjëherë atje, por pastaj pasi ndjeva erën që vinte që aty, thashë “Jo, nuk besoj se dua të ha këtu”. Këto lloj gjërash të bënin shumë përshtypje. Sigurisht për mua ishte jashtëzakonisht interesante. Unë kisha filluar të mësoja pak shqip në Beograd vetë. Që atë ditë ose të nesërmen, i bëra një telefonatë shefit të Zyrës së Protokollit dhe hyra në debat me të. I thashë: “Dëgjova që është propozuar një Kushtetutë e re – e cila ishte hedhur poshtë nga Kuvendi Popullor”. Dhe ai me tha: “Po, por të huajt nuk lejohen në seancën hapëse të Kuvendit.” Unë i thashë se e kundërshtoja një gjë  të tillë dhe se në Kongresin amerikan mund të shkonte të dëgjonte gjithkush. I thashë “Qeveria ime proteston!” Ndoshta kjo i tërhoqi vëmendjen dhe të të nesërmen në mëngjes më tha që mund të shkoja dhe mund të sillja me vete përkthyesen time dhe kjo ishte një plus. Dhe në parlament, të gjithë diplomatët e tjerë erdhën të më falenderonin, sepse tani që po më lejonin mua, do të lejonin të gjithë të tjerët.


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat