Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuan kërkesën e partive të vogla për të rrëzuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor për mbylljen e listës së deputetëve me 1 të tretën. Pas këtij vendimi ka ardhur reagimi edhe nga partitë e vogla, ku Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’ në Report Tv e cilësoi këtë vendim një kufizim të rëndë për demokracinë dhe përfaqësimin. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kullurti tha se shqiptarët do kenë mundësi të zgjedhin rreth 20 deputetë në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit 2025.
“43 deputetë nga PS dhe 43 nga PD janë deputetë në listën e mbyllur, ca ngelet këtu për të hapur, nja 20 deputetë. Është hapur lista për 10 deputetë të PS e 10 deputetë të PD. Mbi 70% e listës është e mbyllur, s’ke asnjë mundësi ta kapërcesh këtë. Nëse me herësin kishe mundësi ta kapërceje, sot ke zero mundësi të bëheshe deputet. Udhëheqësit do gjedhin 70 deputetë, jo shqiptarët. Shqiptarëve u kanë lënë të zgjedhin nja 20 deputetë. Kush janë këtë që emërojnë Kuvendin, në komunizëm dhe diktaturë parlamenti ishte institucion formal”, tha Kulluri.
Për ish-kreun e PD në Kukës, Ibsen Elezin ky pakt është një akt tradhtie nga Sali Berisha për demokratët, me qëllim që të ruante njerëzit e tij besnik në Kuvend. Sipas tij, Berisha shiti zgjedhjet.
“Ai është vendim i Kushtetueses dhe është bërë fakt, nuk e prisja këtë vendim. Impakti është edhe pozitiv edhe negativ. Negativ për faktin se tregon që ka mungesë vullneti për tua lënë në dorë njerëzve ti rendisë deputetët, pro duan ti rendisin vete. Duan të bllokojnë minimumi 90 deputetë, 2/3 janë të mbyllura. Po ti referohemi 2021, e vetmja parti që është në avantazh është PS.
Berisha që të ruajë njerëzit besnikë ka shitur zgjedhjet. Është akt tradhtie i pastër. Ky është akt tradhtie me elektoratin e vet dhe me betejën që ka me Ramën. A u vjen turp këtyre jo. Kur këta ta hidhen nga ballkoni për të ra në sy të doktorit,. Nuk funksionin kështu politika. Mbledhin këshillin, ngrenë votën dhe të thonë vendosëm për lista të hapura, po kush do e bëjë aty”, tha Elezi.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi theksoi se në sistemin aktual votat shkojnë për "fanellën" dhe jo për individë. Sipas tij, herësi nuk funksionoi, pasi vetëm 4 ose 5 individë arritën që ta thyejnë në zgjedhjet e kaluara parlamentare të 2021.
“Pse ka pas ndonjëherë demokraci në Shqipëri. Edhe tek të hapura edhe tek të mbyllura, e njëjti person e bën listën. E njëjta gjë që nuk është njësoj në këtë sistem, votat më tepër i merr fanella. Të gjitha vendimet duhen respektuar, keq apo mirë, me kosto apo jo, është firmos diçka në Kuvend. Me lista të hapura, ose të mbyllura, unë them që edhe ajo me herës, 4 ose 5 veta e thyen herësin. Hyjnë më shumë më listë të mbyllur, por me herësin e pamë se do luhej. Ka pasur parim votimin e fundit të bërë në Kuvend për ta rrëzuar këtë kërkesë, ka qenë vullneti i votuar nga shumica në Kuvend”, tha Korreshi.
Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, Edvin Kulluri ironizoi deputetin demokrat Saimir Korreshin në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv. Me mbylljen e listave me 1/3 të tretën, Kulluri tha me ironi se nëse Korreshi do që të bëhet deputet, do duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës.
“Që Korreshi të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit, o Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do. Mbyllja e listave është të godasësh sovranitetin popullor. Kriza që ka nisur në 2008 sot mori një noterizim që nuk duhej ta merrte pas kaq shumë vitesh që në e kemi ekspozuar krizën”, tha Kulluri në Report Tv.
Kulluri e cilësoi mbylljen e listave si një goditje të rëndë ndaj sovranitetit popullor.