Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori i ri Vincenzo Del Monaco, ditën e sotme ka zhvilluar takime me Kryeministrin, Edi Rama dhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Lajmi është bërë i ditur nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri me anë të një postimi në rrjete sociale, e cila shkruan se ambasadori është shprehur i kënaqur të mbështesë proceset demokratike dhe të punojë krah për krah me institucionet shqiptare, shoqërinë civile dhe median

"Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, zhvilloi sot takime me Kryeministrin, Edi Rama dhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

 Në takime, ambasadori Del Monaco tha se ishte shumë i lumtur të ndodhej në Shqipëri dhe të shërbente për OSBE-në në vend, duke mbështetur proceset demokratike dhe duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare, shoqërinë civile dhe median", shkruhet në njoftim.