Meta pret Ambasadorin e ri te Portugalisë: Synim, rritja e bashkëpunimit

Meta pret Ambasadorin e ri te Portugalisë: Synim, rritja e bashkëpunimit

Takimi mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe Ambasadorit të Portugalisë për vendin tonë,Francisco Maria de Sousa Rebeiro Telles

Pas takimit të zhvilluar mes Ambasadorit të Portugalisë, Francisco Maria de Sousa Rebeiro Telles dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ky i fundit pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Portugalisë në vendin tonë, zotit Francisco Maria de Sousa Rebeiro Telles si dhe e uroi për detyrën e re që i është ngarkuar.

Presidenti Meta vlerësoi nivelin e mirë të bashkëpunimit politik dypalësh dhe theksoi nevojën e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta u ndal në mundësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, ku vlerësoi ekspertizën shumë të kualifikuar të Portugalisë në drejtim të arsimit e trajnimit profesional në industrinë e turizmit.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Portugalia në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe besimin se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2018.


 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave