“Gjatë kohës që jam në Shqipëri, të paktën dy kompani ruse kanë ndërmarrë përpjekje për të ardhur në tregun shqiptar. Kjo kishte të bënte me sektorin e produkteve minerare. Këto kompani arritën në një përfundim se shpenzimet nuk ishin shumë efikase dhe ikën nga Shqipëria. Këto kanë qenë kompani me përmasa të mesme”, tha ai.
Duke shtuar se përfaqësuesit e këtyre kompanive kanë hasur në vështirësi për lejet e nxerrjes së produkteve përkatëse. Gjatë dy viteve të fundit, Shqipërinë e kanë vizituar përfaqësues të kompanive më të mëdha ruse, tha ambasadori, duke përmendur “RusHydro” dhe “Lukoil”.
Po kështu, edhe “Gazprom Neft” ka marrë pjesë në tenderin për privatizimin e kompanisë “Albpetrol”. “Që të gjitha këto janë balenat e biznesit rus dhe të biznesit botëror. Këto ishin vizitat e para të këtyre përfaqësuesve dhe interesi qëndron dhe sot e kësaj dite, por është gjithmonë në varësi të palës shqiptare që ky interes të realizohet dhe të bëhet diçka konkrete”, tha Abramov.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)