TIRANE - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka lajmëruar sot se nuk do të ketë hetues të huaj të ardhur nga Amerika për të hetuar çështjen Doshi pasi ky është një rast që duhet hetuar me kujdes nga organet shqiptare dhe nga kryeprokurori.
Sipas ambasadorit Donald Lu pavarësisht pretendimeve të Doshit për hetues të huaj nuk do të ketë një përgjigje pozitive për këto pretendime por këshillon që në vend të kësaj të ketë një hetim tërësor dhe të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm.
Këto deklarata ambasada e SHBA i ka bërë menjëherë pas një takimi që ambasadori ka patur me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Po ashtu Lu ka thënë në takim se SHBA mbështet plotësisht çështjen e dekriminalizimit dhe se opozita ka një rol mjaft të rëndësishëm në këtë hap.
Deklarata e plotë e ambasadës së SHBA
Sot, Ambasadori Lu u takua me ish kryeministrin dhe deputetin e PD Sali Berisha për të diskutuar zhvillimet aktuale në politikën shqiptare. Ambasadori Lu ritheksoi mbështetjen e SHBA për dekriminalizimin nga të gjitha partitë dhe rëndësinë që ka pjesëmarrja konstruktive e opozitës në këtë process për forcimin e institucioneve demokratike. Në lidhje me pretendimet e ngritura nga Z. Doshi kundër Z. Meta, kjo është një çështje që duhet ta zgjidhin shqiptarët. Ambasadori Lu theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin ndonjë hetim të këtyre pretendimeve por në vend të kësaj, të ketë një hetim tërësor dhe të pavarur të pretendimeve nga Prokurori i Përgjithshëm.
Berisha: I fola ambasadorit për të gjitha problemet e ‘Doshit’
Edhe Berisha ka reaguar në lidhje me këtë takim duke thënë se ai i ka sqaruar ambasadorit të gjithë situatën në lidhje me çështjen ‘Doshi’ si dhe fshehjen e krimit për Frrokun. Po ashtu Berisha shkruan se ka shprehur edhe mbështetjen e tij të plotë në lidhje me procesin e dekriminalizimit t ëKuvendit e të politikës.

Statusi i plotë i Sali Berishës
Te dashur miq, sot pata nje takim me ambasadorin e SHBA ne vendin tone, zotin Donald Lu.
Ne kete takim u diskutua gjeresisht per gjendjen aktuale dhe zhvillimet e fundit ne Shqiperi. Theksova se situata ne vend eshte tejet e rende, kjo sepse deputeti Doshi ka bere akuzat me te renda ndaj kryetarit te Parlamentit se ka porositur vrasjen e tij dhe te deputetit Mhiil Fufi. Keto akuza, Meta - Rama - Tahiri i kane mbajtur te fshehta apo midis tyre per 6 muaj dhe per keto akuza ata ja besuan hetimin jo Prokurorise se Shtetit por kryetarit te PS per Tiranen, Sajmir Tahirit.
U shpreha gjithashtu se kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, pasi u akuzua nga Doshi 6 muaj me pare, ne vend qe te dergonte dosjen ne Prokurori, perpunoi akuzat dhe fajesimin e opozites duke thirrur per kete qellim familjaret e deputetit Fufi.
"Dosja Frroku" eshte deshmi tjeter e lidhjeve te qeveritareve me te larte me krimin dhe mbajtjen e Frrokut gjashte muaj peng nepermjet saj. Vleresova se hetimi i plote, i pavarur e me eksperte nderkombetare eshte jetik per paqen dhe stabilitetin e vendit. Ky hetim nuk mund te behet me te akuzuarin kryesor ne postin e dyte te shtetit.
Ne takim u fol edhe per procesin e dekriminalizimit. Theksova se e konsideroj procesin e dekriminalizimit jetik per vendin dhe se vleresoj shume mbeshtetjen e SHBA ne kete proçes. Keputja e lidhjes se pushtetareve dhe politikaneve me krimin percakton me shume se cdo gje tjeter te ardhmen tone europiane, u shpreh ai. Ne kete kontekst, se ndihma e SHBA eshte shume e mirepritur dhe shpreha sigurine se opozita, siç dhe e ka shpallur, do te japi kontributin e saj.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com