Ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci, ka çelur siparin e javës së gjuhës italiane në Gjirokastër. Prej më shumë se një dekadë, në Gjirokastër, gjuha italiane është e pranishme në dy shkolla 9-vjeçare publike dhe në një shkollë private.
"Nuk është rastësi që jam sot në Gjirokastër sepse nis java e gjuhës italiane dhe nuk ka vend më të mirë se sa në një shkollë ku mësohet gjuha italiane" - tha Bucci.
Pasi ka zhvilluar takim me kryebashkiakun Flamur Golemi ambasadori italian u shpreh optimist për çeljen e Shtëpisë Italiane në Gjirokastër, në një godinë historike.
"Numri i turistëve italian në Shqipëri është në rritje, dhe ka vëmendje të shtuar për Gjirokastrën. Ka interes për investime në zonë, ndaj mësimi i gjuhës italiane do të sjell përfitim për ata që do punojnë në turizëm. Kam bërë një takim me ministren e arsimit Kushi për të zhvilluar më shumë italishten" - tha Golemi.
Ambasadori italian garantoi përfshirjen e “Aso Restaurit” në Gjirokastër çka do të mundësojë restaurimin e objekteve arkitektonike të qytetit të gurtë dhe ruajtjen e vlerave historike.
"Folëm me kryetarin për hapjen e një shtëpie italiane në Gjirokastër, në një godinë historike. Kemi bërë para një jave takim me organizaten e restaurimeve "Aso Restauri" dhe dëshirojmë që ta sjellim edhe në Gjirokastër pasi ka mundësi për restaturime në qendren historike" - tha Bucci.
Java e Gjuhës Italiane zhvillohet çdo vit në datat 19 deri 25 tetor me qëllim përhapjen e kësaj gjuhe e kulture në mbarë botën.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
67%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 2040
Lajme të tjera
-
Tepelenë/ U zbulohet 'fermë' kriptovalutash në banesë, në pranga 67-vjeçari, në kërkim djali i tij
8 Maj, 13:10
-
Dalin pamjet nga ‘shtëpia e barit’ në Tepelenë, momenti kur mësyn policia! Sekuestrohen 249 bimë narkotike dhe 25 kg kanabis
8 Maj, 11:29
-
Largoi makinën e vajzës së tij që u përfshi në një aksident, lihet në ‘arrest shtëpie’ efektivi në Përmet
8 Maj, 10:45
-
Tepelenë/ Zbulohet shtëpia e barit me 230 rrënjë kanabisi në Kurvelesh, 5 të shoqëruar në polici
7 Maj, 18:16
-
Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, 69-vjeçari mohon krimin: S’e kam kryer unë! Gruaja e tij shpërthen në lot: Kërkoj ndjesë
6 Maj, 11:38
-
Sherr mes shoferëve në Gjirokastër, shkak konkurrenca: Linjat e Libohovës na marrin pasagjerët
6 Maj, 10:08
-
Përmet/ Po fotografonte natyrën, turistja gjermane bie nga ujëvara, plagoset rëndë në kokë! Dërgohet me helikopter te Trauma në Tiranë
5 Maj, 17:29
-
Përmet/ Babai i alarmuar në polici: Djali është larguar nga banesa
5 Maj, 14:47
-
Festohet Pashka Ortodokse në Gjirokastër/ Katedralja “Ngjallja e Krishtit” mbledh qindra besimtarë
5 Maj, 11:11
-
Piu kafe dhe vrau të moshuarit pas konfliktit të një çasti, arrestohet autori në Dropull! Çiftit iu gjetën 5 mln lekë në banesë
5 Maj, 08:55
-
Vrasja brutale e çiftit të moshuar në Dropull, mister autorët, 12 të shoqëruar! Në varrim dhe vajza e birësuar, erdhi nga Athina
3 Maj, 12:17
-
Ende mister vrasja e çiftit të moshuarve në banesë në Dropull
3 Maj, 11:22
Eshte e domosdodhme per te ruajtur veten e te tjeret.E kam perjetuar me shume veshtiresi kete semundje virale. Mbrohuni
Përgjigju