Ambasadori italian Gaiani: Bujqësia
dhe agrobiznesi, të lëna pas dore

Ambasadori italian Gaiani: Bujqësia<br />dhe agrobiznesi, të lëna pas dore
TIRANE - Ekonomia shqiptare duhet të bazohet te bujqësia dhe është detyrë e klasës politike ndërmarrja e strategjive që të stimulojnë këtë zhvillim. Ky ka qenë dje apeli i ambasadorit italian në Shqipëri, Massimo Gaiani.

Ambasadori vlerësoi arritjet që ka bërë vendi gjatë viteve të tranzicionit, por sipas tij, bujqësia dhe industria ushqimore janë sektorët që kanë njohur më pak rritje.

Kjo, pasi nuk është zgjidhur akoma problemi i pronësisë së tokës, bujqësia nuk është e mekanizuar dhe lëvizja masive e popullatës drejt qendrave urbane ka bërë që rreth 60% e parcelave të mos shfrytëzohet.

“Bujqësia është sektori më fitimprurës i ekonomisë dhe që ka një impakt direkt te shtresat më të ulëta sociale, tha ai. Duke shtuar se zhvillimi i këtij sektori është i lidhur ngushtë me identitetin dhe kulturën e shqiptarëve.

Vetëm duke plotësuar disa standarde, produktet shqiptare do të mund të përballojnë konkurrencën e tregjeve europiane dhe më gjerë”, tha Gaiani. Këto deklarata, ambasadori i bëri gjatë dhënies së diplomave për njohjen e gjuhës angleze nga Dhoma Britanike e Tregtisë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike