Ambasadori italian prezanton
tre projekte në bujqësi

Ambasadori italian prezanton<br />tre projekte në bujqësi
TIRANE- Ambasadori i Republikës së Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani, i dorëzoi ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, tre projekte të rëndësishme për mbështetjen në kultivimin e ullirit; sigurimet në bujqësi dhe mbështetjen e sistemit të administrimit dhe kontrollit të integruar të fondeve. Këto projekte synojnë të rrisin dhe forcojnë kapacitetet shqiptare në këta sektorë.

Ambasadori theksoi se dikasteri i bujqësisë konsiderohet një nga sektorët më të rëndësishëm dhe prioritar në termat e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë. Ai nënvizoi se ka një interes në rritje të sipërmarrësve italianë për të investuar në Shqipëri në sektorin e agrikulturës.

Nga ana e tij, Panariti theksoi se Italia mbetet një partner strategjik natyral i Shqipërisë. Ai garantoi ambasadorin Gaiani se Shqipëria do të ofrojë gjithë garancitë dhe sigurinë për t’u krijuar hapësirat e nevojshme investitorëve italianë, duke eliminuar çdo pengesë. Niveli i marrëdhënieve në këtë sektor të rëndësishëm duhet të përkthehet në konkretizim të projekteve, shtoi ai.

Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë