-I pranishëm Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta-
TIRANË, 10 Shkurt/ATSH/- Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Ye Hao në Tiranë, dha të martën në mbrëmje një pritje me rastin e përfundimit të misionit të tij  në Shqipëri.
Në pritjen e organizuar me këtë rast  në Residencën e tij në Tiranë , nderonte me pjesmarrjen e tij  Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
 
Ishin të pranishëm gjithashtu ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të mazhorancës dhe opozitës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të mediave .
Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Ye Hao, në fjalën e tij , shprehu kënaqësinë për misionin e tij në Shqipëri vitet e fundit duke theksuar se Kina e konsideron Shqipërinë si një vend mik të veçantë, dhe në këtë kuadër bashkëpunimi ekonomik e tregtar do vijë duke u thelluar më tej.
Ai përmëndi  vizitat  e suksesshme dypalëshe të zhvilluara mes dy vendeve , rritjen e bashkëpunimit dypalësh në shumë fusha , projektet e realizuara në infranstrukturë, shkëncë, kulturë, turizën mes të dy vendeve.
"Të dyja palët do vijojnë të nxisin marrëdhëniet mes tyre dhe këto marrëdhënie do të kenë të ardhme shumë të bukur", theksoi në fjalën e tij ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Ye Hao.