Ambasadori Malaj dënon ndalimin
e kosovarëve në klubin e Zyrihut

Ambasadori Malaj dënon ndalimin<br />e kosovarëve në klubin e Zyrihut
BERNË - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Naim Malaj në një letër dërguar institucioneve përgjegjëse ka dënuar në mënyrën më të ashpër ndalimin, që një pub i Zyrihut, i quajtur "Jil Club" me pronarë serbë, i bëri një djali 19-vjeçar kosovar për shkak të kombësisë së tij.

Ai ishte i ftuar nga miqtë e tij për të festuar në një ditëlindje, por është penguar të futet, pasi në atë pub ishte rregull i përgjithshëm moslejimi i shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.  Nëpër mediat zvicerane pas ngjarjes është përhapur lajmi që në këtë klub, "hyrja është e ndaluar për të miturit, por edhe për shqiptarët dhe kosovarët”. Klubi Jil e zbaton këtë politikë në mënyrë shumë të hapur.
 
“Po ju drejtohem me ketë shkresë për të paraqitur shqetësimin tim për një sjellje të papranueshme dhe diskriminuese të udhëheqësve të një klubi të natës në kantonin e Zyrihut kundër komunitetit shqiptar dhe kosovar", thuhet në letër.
 
Përballë kësaj sjelljeje të dënueshme dhe qëndrimi racist, Ambasada e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë, duke u bërë thirrje autoriteteve zvicerane për vigjilencë të lartë dhe marrjen e masave të nevojshme për ta dënuar këtë sjellje të palejueshme.

"Ambasada e Kosovës dënon me vendosmërinë më të lartë këtë sjellje raciste, e cila nuk do duhej të tolerohej, por as të ekzistonte në Zvicër", thuhet në letrën e nënshkruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Naim Malaj.
 
Në fund ambasadori bën të ditur se po kjo letër i është dërguar Zyrës së Prokurorit në Zyrih, Komisionit Federal kundër racizmit dhe Lidhjes Ndërkombëtare kundër Racizmit dhe Antisemitizmit.

Marrë nga "Zëri"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë