TIRANË - Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi gjatë një lidhjeje telefonike për A1 Report deklaroi se në Greqi janë rreth 100.000 shqiptarë me të drejtë vote, përfshirë këtu edhe minoritarët. Një nga faktorët që do i shtyjë shqiptarët drejt kutive të votimit në Greqi është edhe fakti se mes kandidaturave ka edhe disa shqiptarë.
“Rreth 100.000 shqiptarë kanë të drejtën për të votuar, përfshirë edhe minoritarët. Në Athinë ndodhen rreth 20.000 shqiptarë. Në Greqi ka edhe disa kandidatë shqiptarë për deputetë”- tha Dashnor Dervishi.
Më tej Dervishi ndërsa shtoi se parashikimet nxjerrin fitues SYRIZA-n, theksoi se gjasat janë që në qeveria e ardhshme do të jetë në formën e koalicionit dhe kjo parti do të ketë një tërheqje nga deklaratat fillestare.
Gjithashtu Dervishi vlerësoi se Faktori ndërkombëtar nuk ndërhyn në zgjedhje. “Shprehin opinionin e tyre, por pa ndërhyrë në njërin apo në tjetrin drejtim.”- tha Dashnor Dervishi duke iu referuar faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet në Greqi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO