1667497438_AndreyKelin.PNG

Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në konfliktin e saj në Ukrainë, ka thënë ambasadori rus, Andrey Kelin, në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një intervistë Andrey Kelin tha: "Lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet luftuar kurrë. Dhe ne i qëndrojmë fuqishëm kësaj deklarate".

Intervista erdhi pasi Rusia thirri ambasadorin britanik mbi pretendimin e Moskës se personeli i marinës britanike ishte i përfshirë në një sulm ukrainas me dron në flotën ruse të Detit të Zi në Krime.

I pyetur për të dhënë prova të pretendimeve të Rusisë, Kelin tha: "Ne e dimë plotësisht pjesëmarrjen e specialistëve britanikë në trajnimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e dhunës kundër infrastrukturës ruse dhe flotës ruse në Detin e Zi. Ne e dimë se është bërë”.

I pyetur nëse Moska mund të përdorë një armë bërthamore taktike në konflikt, zoti Kelin u përgjigj: "Jo. Bota ka të gjitha siguritë se Rusia nuk do të përdorë [një] armë bërthamore taktike në konfliktin ukrainas".

Rusia ka akuzuar Perëndimin për “inkurajimin e provokimeve me armë të shkatërrimit në masë”.

Moska e ka rritur retorikën e saj bërthamore që kur pushtoi Ukrainën, së fundmi duke akuzuar Kievin për planifikimin e përdorimit të një "bombë të pistë", megjithëse nuk ofroi prova. Kievi ka mohuar se ka ndonjë plan të tillë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pro rusët: Centrali i Zaporizhzhia nën juridiksionin rus! 6 anije me grurë nisen nga portet e Ukrainës