Ambasadori rus, Aleksandar Bocan Kharchenko, ka takuar sot (25 Dhjetor) Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili në fillim të takimit i ka dhënë liderit serb një dhuratë.
Sipas raportimeve të mediave, ambasadori rus i ka dhuruar Vuçiçit një libër me titullin “Rreptësisht Konfidenciale”, vepër e ish-diplomatit dhe ambasadorit shumëvjeçar të BRSS në Uashington, Anatoly Dobrynin.
Pas takimit, Vuçiç e ka postuar në Instagram i cili ka lënë edhe një mbishkrim: “Kemi shkëmbyer mendime edhe për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike”.
Ai shtoi se i ka përcjellë Boçan-Kharçenkos urimin që dy kombet t’i presin festat e ardhshme dhe Vitin e Ri në paqe dhe begati.
Këtë liber e kan edhe Edvin shqipfolësi , Orban dhe Dodiku fashist
Përgjigju