/ATSH-AFP/ - Ambasadori rus në Poloni, Sergei Andrev ka shprehur keqardhje se deklaratat e tij drejtuar Polonisë "si pjesë përgjegjësë" për Luftën e Dytë Botërore "nuk kanë qënë të mirësaktësuara" duke u hapur rrugën keqinterpretimeve të mundshme.
"Nuk kam patur si synim të ofendoj kombin polak", u shpreh diplomati në dalje të Ministrisë së Punëve të Jashtme polake ku ishte thirrur për sqarime të mëtejshme në lidhje me deklaratat e dhëna gjatë një interviste televizive të premten e kaluar.
Deklaratat e tij kanë krijuar një valë të re tensionesh në marrëdhëniet polako-ruse, tashmë mjaft delikate për shkak të aneksimit të Krimesë dhe konfliktit ukrainas.
"Shpreh keqardhje të thellë se nuk kam qënë mjaft i saktë, duke çuar në keqinterpretime në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë për Luftën e Dytë Botërore", u shpreh ambasadori për median.