Ambasadori shqiptar në Prishtinë
kritikon politikën serbo-ruse

Ambasadori shqiptar në Prishtinë <br />kritikon politikën serbo-ruse
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka hedhur një varg kritikash ndaj politikës nacionaliste serbe si dhe ndaj politikës ruse, e cila, po i ushqen apetitet nacionaliste serbe dhe po e bllokon perspektivën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Këto komente ambasadori shqiptar i bëri në hapjen e konferencës dyditore me temën `Shekulli i shtetit shqiptar`. Lauka ua ka tërhequr vërejtjen fqinjëve në Ballkan se shqiptarët janë më të fortë se kurrë.

Sa i përket akuzave dhe riaktivizimit të idesë për Shqipërinë e Madhe të para pak ditësh edhe nga ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin, ai u është drejtuar edhe Beogradit edhe Moskës, duke thënë se Shqipëria është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai po ashtu ka porositur presidentin e sapozgjedhur serb, Nikoliq qw ta braktisë zhanrin nacionalist.

(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza