Agresion rus në Ukrainë, ambasadori Soreca merr detyrën e re, i dërguari i posaçëm për Migracionin e Jashtëm i zv/Presidentit të Komisionit Evropian! Ikën nga Shqipëria më 1 prill

Agresion rus në Ukrainë, ambasadori Soreca merr detyrën e re, i dërguari i posaçëm për Migracionin e Jashtëm i zv/Presidentit të Komisionit Evropian! Ikën nga Shqipëria më 1 prill

Ambasador Soreca

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca do të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) pas emërimit të tij nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell si i Dërguari i tij i Posaçëm për Migracionin e Jashtëm, me gradën Ambasador. Lajmi konfirmohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.

Në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë dhe situatës akute me zhvendosje masive të njerëzve që largohen nga Ukraina, ambasadori Soreca do t'i bashkohet ekipit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell në EEAS në Bruksel që nga 1 prilli 2022.

Pozicioni i ri vjen si një vlerësim për punën e tij të suksesshme në Shqipëri si Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian që nga shtatori 2018 dhe bazohet në përvojën e tij shumëvjeçare në çështjet e migracionit dhe sigurisë. Gjatë krizës së migracionit në verën e vitit 2016, Ambasadori Soreca shërbeu edhe si i Dërguar i Posaçëm i Komisionit Evropian në Itali për nisjen e procesit të zhvendosjes së refugjatëve.

Ky emërim i Sorecës vjen disa muaj përpara, pasi ishte parashikuar të ikte në korrik, por situata e krijuar nga refugjatët ukrainas ka bërë që të përshpejtohet lëvizja. Emërim i Sorecës në detyrën e re vjen pa u emëruar ende zëvendësuesi i tij nga BE në Tiranë. Për shkak të situatës së krijuar është kërkuar që të lëvizë përpara kohe.  

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naku: 04/03/2022 13:13

    Kjo eshte diplomaci, te mos flasesh kot si gore si politikanet tane.

    Përgjigju
  • Ariu: 04/03/2022 07:58

    Është mërzitë Romina Kuko! E pashë një ditë në makinë, ishte e trishtuar e shkreta, e paska dit që do i ikte manalli.

    Përgjigju
  • Iris: 04/03/2022 02:07

    7 komentues,7 ushtare besnike te xhaxhit Sali!! Z.Soreca,faleminderit per punen dhe perkushtimin tuaj.Ju se bashku me disa nga ambasadoret kryesore te vendeve perendimore,na keni ndihmuar e qendruar prane ne disa nga momentet me te veshtira qe kemi kaluar si shtet dhe si shoqeri.THANK YOU VERY MUCH.

    Përgjigju
    • Artan: 04/03/2022 06:08

      Ua ka ngjallur morrat shqupisteve Rusia

  • fres: 03/03/2022 21:56

    leket i more merr efhe nja dy zonjusha me vete qe ti rekomandon komandant surreli

    Përgjigju
  • Gimi: 03/03/2022 21:18

    Nuk mbeti njeri pa mbush çantat ketu. Ne 2022 nje vend si i yni super pro europian nuk i haoen negociatat,keto marrin miliona me misione.????‍♂️

    Përgjigju
  • Andi: 03/03/2022 20:39

    Gjynah Etlida Gjonaj i iku dashnori. Ja la por Rama se mbajti fjalen dhe se la ministre. Me barbon sben me ky dhe.

    Përgjigju
    • Andi: 04/03/2022 07:48

      O Vini Etlida ja ka dhene me zor me urdher te Rames dhe ka dhe video . Rama si babaxhan nuk e mbajtu fjalen dhe se la ministre.

    • Vini: 03/03/2022 21:54

      Romina Kuko

  • Tmerr: 03/03/2022 19:58

    Me idjot nuk e ben Zoti

    Përgjigju
  • Gezuar: 03/03/2022 19:01

    Ky me llum se kimetja dhe kimetja me pleh se ky. Shyqyr qe iku se la name. Fshatar tipik me surrat e sifat.

    Përgjigju
  • BE e Shqiperise: 03/03/2022 18:47

    Shkofsh mbrapa diellit , e bere Shqiperine hale bashke me kto plehrat e pushtetit. Nuk rrefeve asgje ne BE, thjesht vole dhe zure dashnore. Te ardhte kimetja nga pas . Besoj boll ka vjelur dhe ajo, mendoj ehste ngopur. Fare e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'