Ambasadori Soreca: OSBE tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin të rregullta, në QV ka pasur përmirësime! SPAK të hetojë krimet zgjedhore

Nga Durrësi gjatë takimeve me qytetarët ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka cituar OSBE/ODIHR të cilët në raport thanë se zgjedhjet e 25 prillit ishin të rregullta e pa probleme. Sipas Sorecës në qendrat e votimeve ka pasur përmirësime krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

“Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të degjoj problematikat edhe për zgjedhjet, çfarë funksionoi e cfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Eshte vleresim i mirë pjesemarrja e te rinjve qe votuan për herë të parë. Kjo është teper pozitive dhe te rinjte kane mundësi t’ju dëgjohet zeri. Ne kemi projekte te vazhdueshme me te rinjtë. Ne kemi marrë pjesë ne ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Objektivi ishte te monitoronim proceduren dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor. OSBE/ODIHR folën e thanë se zgjedhjet ishin të rregullta e pa probleme. Ajo qe kemi pare eshte se ne qendrat e votimit ka pasur permiresime ne krahasim me zgjedhjet e mëparshme”, tha ai.

Megjithatë ambasadori u bëri thirrje autoriteteve që të hetojnë krimet zgjedhore dhe të shikohen të gjitha parregullsitë.

“Eshte shumë e rëndësishme te ndiqen te gjitha parregullsitë, të hetohen e shikohen. Për ne është e rëndësishme që nga administrata zgjedhore dhe institucionet gjyqësore të shikohen parregullsitë. Edhe SPAK ka mandat me te zgjeruar për të hetuar krimet zgjedhore. Ne po i ndjekim çështjet nga afer. Ne me qeverinë qendrore dhe vendore do jemi zëri juaj”.

Gjatë vizitës në Durrës, ambasadori Soreca së bashku me ministren Ikonomi zhvilluan një takim me pronarët e anijeve të peshkimit, ku foli për skemën e granteve për modernizimin e anijeve të peshkimit të financuar nga BE. Vlera e mbështetjes kap vlerën e 1.4 milion eurove dhe konsiston në riparimin e anijeve të peshkimit.

Edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar shprehur se SHBA është e kënaqur me mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Si Soreca, edhe Kim i është referuar ODIHR që kanë thënë se zgjedhjet ishin të rregullta, pavarësisht disa problemeve të cilat nuk cenuan procesin zgjedhor. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë