Ambasadorja Amerikanë Yuri Kim është shprehur se SHBA është e kënaqur me mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Diplomatja amerikane thotë se ODIHR kanë deklaruar se zgjedhjet ishin të rregullta, pavarësisht disa problemeve të cilat nuk cenuan procesin zgjedhor. Më tej, diplomatja amerikane se ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë qeverisës si dhe kryedemokratin, Lulzim Basha për zhvillimin e një fushate të fortë.
“Mendoj që ODIHR, që janë vërtet ekspertët për zgjedhjet, kanë nxjerrë gjetjet e tyre fillestare dhe ne i kemi mbajtur shënim. Për shembull, ata vërejnë që zgjedhjet ishin të rregullta dhe përgëzuan autoritetet për administrimin e zgjedhjeve shumë mirë. Megjithatë, vërejtën edhe disa probleme dhe pritshmëria jonë, si SHBA, është që ato probleme do të trajtohen, por për pjesën më të madhe, siç e patë në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, përgëzuam popullin shqiptar për zgjedhje të mira, uruam Kryeministrin Rama për fitoren. Po ashtu, uruam edhe partinë e opozitës për zhvillimin e një fushate shumë të fortë. Prandaj mendoj që në tërësi, jemi të kënaqur me mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet.”-tha ambasadorja Kim.
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka komentuar edhe deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili e akuzoi atë se mban qëndrime të njëanshme dhe se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit. Yuri Kim tha se reagimi i saj në rrjetet sociale, ishte një reagim i konsultuar në Uashington dhe aspak personal. Kim tha se detyra e saj në Shqipëri shpreh qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara përmes kreut të shtetit, kreut të qeverisë dhe ministrave.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar edhe largimin e Tom Doshin nga parlamenti, pasi fitoi mandatin në Tiranë. Ajo u shpreh se pozicioni i SHBA në këtë rast ka qenë i qartë, ndërsa pohoi se Ambasada Amerikane i ka çuar informacione Prokurorisë lidhur me rastin Doshi.
Kim pranoi se largimin i tij nga Kuvendi ka qenë edhe rezultat i deklaratave dhe pozicionit të SHBA.
‘Mendoj se është rezultat i shumë kërkesave nga publiku në fakt, por sigurisht, edhe pozicioni ynë si Shtetet e Bashkuara ka qenë shumë i qartë. Prokuroria e Përgjithshme e kemi furnizuar atë informacion, para zgjedhjeve. Mendoj se janë duke e parë. Mendoj se një nga çështjet është që, për këto raste përcaktimesh nga SHBA, një pjesë ose shumë mund të bazohet në informacion të klasifikuar, të cilin nuk mundemi ta ndajmë me të tjerë.’- tha Kim.
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili e akuzoi atë se mban qëndrime të njëanshme dhe se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit.
Diplomatja tha se detyra e saj në Shqipëri shpreh qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara përmes kreut të shtetit, kreut të qeverisë dhe ministrave. Lidhur me reagimin e saj në rrjetet sociale për Presidentin Meta, Kim tha se ishte një reagim i konsultuar në Uashington dhe aspak personal.
Ambasadorja refuzoi t’i përgigjej pyetjes nëse mes Presidentit Ilir Meta dhe Shteteve të Bashkuara ka një problem konkret apo janë tensione të cilat krijohen nga konsumi i përditshëm politik.
‘E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj. Absolutisht është diskutuar Uashingtonin. Nuk është diçka personale. Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por edhe një herë, unë mund vetëm të bëj punën time, e cila është të shpreh pikëpamjet dhe të sqaroj pozicionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.’- tha Kim në Opinion.
Para zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti Ilir Meta i cili ishte i përfshirë në fushatën zgjedhore, i bëri thirrje qytetarëve që t'i 'mprehin sfurqet e sëpatat se po u prek një votë e vetme kështu do bëjë gjithë Shqipëria me në krye Presidentin.
Këtë deklaratë diplomatja amerikane e dënoi ashpër duke shigjetuar drejtpërdrejt kreun e shtetit dhe duke i thënë se thirrjet e tij për mprehje të sfurqeve dhe sëpatave janë të papranueshme dhe të dënueshme dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Kim shkruante se ata që nxisin dhunën se nuk u pëlqen rezultati i 25 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
E drejtperdrejte, e qarte dhe e sakte! Faleminderit pa fund SHBA-se dhe Ju e nderuara Ambasadore! Gjithe shpresat i kemi tek ju!
PërgjigjuPo per kupolen qe ka qe ne 92 qe nuk po e le Shqiperine te eci perpara keni informacione ti coni ne prokurori zonja ambasadore? Do vij ajo dite e bukur per ne Shqiptaret te denohen keta si familje mafjoze dhe ktimimele?
Përgjigju