Ambasadori Soreca, si 'rrufepritës' i zemërimit opozitar me negociatat

Ambasadori Soreca, si 'rrufepritës' i zemërimit opozitar me negociatat

Luigi Soreca dhe Sali Berisha

Sali Berisha mund të gjente ndonjë arsye më serioze për të sulmuar ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Për shembull, për paraardhësen e tij, zonjën Vlahutin, ishte më atraktiv. Asaj i gjente dashnorë, i gjente “vila” private, që në fakt ishin zyra të BE, i gjente atë parukieren ku rregullonte flokët, dyqanin ku blinte çizmet, e plot të ‘meta’ të tjera, për të treguar që ajo ishte armike e vendosur e demokracisë dhe mbështetëse e Edi Ramës.

Me atë nuk i dilte e  keqja, pse u puth me ambasadorin Donald Lu, ndërsa Berisha votoi i detyruar dhe i frikësuar në sallë, reformën në drejtësi, më 22 korrik 2016.

I dukej poshtërim i madh që e kishin detyruar të votonte një gjë që e urrente, dhe pastaj “përdhunuesit” e tij, putheshin sipër kokës, në llozhën e Kuvendit.

Ambasadori Soreca nuk ka shumë faj për reformën, se ka ardhur vonë, kur ajo ishte bërë. Por sulmi ndaj tij sot ishte Iipritshëm. Biles unë me humor e kam paralajmëruar qysh mbrëmë tek rubrika e humorit. Sot ambasadori Soreca nuk mund të shpëtonte pa u sulmuar. Këshilli Europian, që është hallka e fundit që hap dritën jeshile për negociatat me Shqipërinë, konfirmoi  vendimin me unanimitet.

Kjo nuk është pak. Për këtë ditë, ose më qartë, kundër kësaj dite, Sali Berisha ka dy vjet që bën luftë. Ka bojkotuar  Parlamentin, ka bojkotuar zgjedhjet, ka bërë tre muaj luftë në barrikada me molotov, dhe po bëhej gati për një revolucion të dytë bashkë me presidentin, por epidemia ua ndali vrullin dhe i ka mbyllur tek vilat në Lalëz.

Ndaj sot, i vetmi armik në dispozicion të opozitës mbetej ambasadori Soreca. Për t’u thënë shqiptarëve që nuk kanë fituar asgjë, dhe për më tepër, për t’u treguar shqiptarëve se Europa nuk është ëndërra juaj, por është më keq se Edi Rama, ai ju turr sot ambasadorit Soreca, duke i veshur gjithë epitetet e “ezhdërhasë digitale”, si mafioz, i korruptuar, mashtrues, servil i Edvin  Çekapit etj.

Bëhet fjalë për ish- prokurorin e antimafias italiane, që i ngriti kokën Italisë, pasi mafia ekzekutoi dy prokurorët e famshëm në jug të Italisë. Bëhet fjalë për ambasadorin Soreca, që për vite të tera ishte një nga  zyrtarët më të rëndësishëm të Bashkimit Europian në Bruksel.

E keqja nuk është se s’ka gjetur ndonjë arsye serioze për ta sulmuar, por dhe më shumë se kaq. Ka gjetur një arsye emailin, që lidhet më shumë me Lulzim Bashën, se me Sorecën. Duke sulmuar ambasadorin Soreca, në emër të Lulzim Bashës, po përpiqet ta hedhë dhe atë në betejë kundër Bashkimit Europian pse i hapi negociatat Shqipërisë.

D.m.th Berisha ka sulmuar ambasadorin Soreca, se sipas tij, nuk e ka lënë më shumë se dy orë në Tuitter një postim të tij për bisedën e Lulzim Bashës me komisionerin e BE për zgjerimin, Oliver Verhelyi. Vet Lulzim Basha nuk është ankuar për këtë gjë.

Por Sali Berisha më shumë ka reaguar të përfshijë Lulzim Bashën në pisllëkun e tij anti-perndimor, se sa ka ndonjë shqetësim real nga kjo histori.

Dhe bash për këtë e ka etiketuar ambasadorin si mafioz dhe trafikant, për t’i treguar po ashtu Lulzim Bashës, se duhet të zgjedhë mes mafias europiane dhe atij, Sali Berishës. Ai po sillet fiks si njeriu që jo vetëm kontrollon çfarë thotë e bën Lulzim Basha, por dhe çfarë bëjnë e thonë të tjerët për të.

Në një ditë si kjo, kur Shqipërisë ju konfirmua zyrtarisht hapja e negociatave, Sali Berisha nuk mund të mos mungonte të bënte një shenjë të fortë zemërimi dhe hakërrimi kundër kësaj ngjarje. Dhe ta bënte duke marrë me vete dhe Lulzim Bashën.

Kaq është e gjitha zoti ambasador! Mos e merr seriozisht si sulm, por merre seriozisht hallin e tij dhe mëshiroje. Është shpërthimi i zemërimit të një njeriu që nuk ja doli dot ta ndalë këtë ditë. Dikush duhet të bëhej viktimë e këtij zemërimi. Dhe ti je më i përshtashëm për këtë gjë./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ku jane negociata?: 29/03/2020 19:14

    Po kush gegociata jan hapur o vella??!! kemi marr ok te ministrave apo e te komisionit. E dime si edhe 5 here te tjera. skemi pasur asnje kusht dikur tani kemi nje thes. Por ne fund vendosin liderat si edhe heren e pare. edhe ata i dine kushtet. Ne negociate kemi hapur se spo e marr vesh tash e 2 jave o vlla?

    Përgjigju
  • jepi cezarit te tijen: 29/03/2020 19:10

    Vertet mendon o miku im qe Vllahutini skish as vila e as dashnore? Berisha, por te pergjithesi edhe te tjeret as kujt si kan thne gjera qe si kan pasur. Besoje kete dhe mos u bej lavazh kot trurit te budallenjeve. Ka sh gra qe e kan luftuar Berishen ne gjak, edhe femra te paraqiteshme, por besome su tha asnjehre kurve atyre. Cuditerisht kesaj po?

    Përgjigju
    • Dangellia: 30/03/2020 20:50

      Ti qenke me shpellar se krye krimineli sali b....

  • Koro: 28/03/2020 20:23

    Po po patjeter shum i sakt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore