Ambasadori Stefanini në Shqipëri: Kërkojmë votën tuaj për 'Roma Expo 2030'

Diplomati italian, Stefano Stefanini zhvilloi një vizitë në Tiranë, me synim nxitjen e pjesëmarrjes dhe marrjen e votës së Shqipërisë, që “Expo 2030” të zhvillohet në Romë. Duke folur për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ambasadori tha se nga “Roma Expo 2030”, Shqipëria do të përfitojë shumë, sidomos në aspektin ekonomik dhe në atë të turizmit. Temat e “Expo 2030” do të jetë mbrojtja e ambientit dhe ndryshimet klimatike, tema që sipas tij, janë në interes të gjithë rajonit të Mesdheut por edhe  vetë Shqipërisë, e cila do të ketë një pavijon të dedikuar duke qene një vitrinë e jashtëzakonshme për promovimin e vendit. Italia ka ndërmarrë një fushatë të gjerë duke dhënë arsyetime konkrete përsë Roma, është vendi I duhur për “Expo 2030”. Zoti Stefanini ka mbajtur edhe postin e ambasadorit Italian në NATO, por edhe këshilltar i presidentit Giorgio Napoletano.

Intervista e plotë

Ambassador Stefanini faleminderit për kohën tuaj.

Faleminderit juve për mikëpritjen.

Cili është qëllimi i vizitës tuaj në Shqipëri?

Qëllimi I vizitës time ishte tju tregoja autoriteteve shqiptare, si edhe e bëra, për ti sqaruar se përse zgjedhja e Romës për “Expo 2030”, do të ishte me përfitim direkt jo vetëm për Shqipërinë por edhe rajonin e Mesdheut. Gjithashtu për të folur në detajet për fokusin që “Expo 2030”, do të ketë për debatin për qëndrueshmërinë ambientale, dhe për ndryshimet klimatike, çështje që ju interesojnë shumë shteteve tona. Prandaj, kemi zgjedhur si temë njerëzit dhe territorin ku jetojnë, përfshirë dhe rigjenerimin e qyteteve, kjo do ta bëjë “Expo 2030”, një vitrinë shumë të mirë edhe për Kombet e Bashkuara, për të folur për ndryshimet klimatike.

Gjatë qëndrimit tuaj keni takuar edhe deputetët në komisionin e jashtëm parlamentar?

Po kam takuar kryetaren e komisionit të jashtëm.

A keni marrë mbështetjen, se Shqipëria do të votojë në favor të Italisë në nëntor, kur do të votohet?

Shikoni unë kam vizituar shumë shtete, dhe në të gjitha takimet që kam patur në asnjë moment nuk kam marrë premtime të tilla as kam kërkuar. Ky nuk është momenti për të marrë premtime, porn ë takimet që kam zhvilluar të gjitha shtetet më kanë thënë se do ta vendosim në nëntor nëse do ju japim votën ose jo. Qëllimi përse erdha ishte për të prezantuar objektivat e “Expo 2030”, e përse duhet të mbahet në Romë dhe jo vende të tjera. Janë edhe 2 kandidatura të tjera, Riadi në Arabinë Saudite dhe Busan në Korenë e Jugut. Por pezull është edhe kandidatura e Odesës, që nuk e dimë ende nëse do të jetë. Por në mendojmë se nëse do të mbahet në Romë, do të jetë më mirë. Ne mendojmë se për Shqipërinë nëse do të mbahet në Romë, impakti ekonomik dhe në turizëm do të jetë i lartë. Shqipëria do të përfitojë shumë më shumë nëse “Expo 2030” do të mbahet në Romë se sa në Riad ose Busan.

Përse është e rëndësishme për Shqipërinë që të marrë pjesë në këtë Expo të rëndësishme?

Shqipëria po merr pjesë në shumë aktivitete, por pjesëmarrja e saj do të ishte mirë pasi do të tregonte se çfarë ka bërë pjesës tjetër të botës. Në mendimin tim Shqipëria ka shumë për të treguar, sepse është një shtet që ka bërë shumë për zhvillimin, dhe në 2030 ne mendojmë se do te jetë pjesë e BE. Në kampin specific, ne mendojmë se në turizëm, mund të bejë shumë për tu promovuar pasi në “Expo 2030” presim që të ketë miliona vizitorë. Le të themi se “Expo 2030” do të jetë një vitrinë shumë e mirë për Shqipërinë.

Nuk është hera e parë që ju vini në Shqipëri apo jo?

Po kam qenë edhe disa herë 10 vite më parë.

Dua një mendim tuajin konkret për ndryshimet që shikoni?

Unë kam qenë këtu në 2000-2001 dhe në 2007 herën e fundit. Por sot shikoj që Tirana është një qytet Europian, të them të drejtën 20 vite më parë nuk ishte kështu. Ishte një qytet I mbyllur në vetën e saj, tani ata që jetojnë këtu më duket se nuk kanë asgjë për të patur zili te qytetet e tjera europiane.

Sa i takon “Expo 2030”, cila është sfida kryesore para se mbahet dhe votimi që do të jetë në fund të nëntorit, këtë vit?

Do kemi pas 1 ose 2 javësh, do të kemi në Romë një vizitë të ekipit që do të merret me kontrollin dhe monitorimin e “Expo 2030”, duhet ti bindim inspektorët se Roma do të jetë gati për këtë event. Mos harroni ka shumë për të bërë duke filluar nga vendi, ku ne kemi zgjedhur një  zonë jashtë qytetit, Tor Vergana, që do të thotë duhet transpsortin, një metro ose stacion, ka shumë punë për të bërë. Roma ka një traditë të vërtetë në këtë aspekt, ju jeni pak I ri por më kujtohet se kur u bënë lojerat Olimpike në 1960, Roma bëri një mrekulli dhe nuk kishim shumë që dolëm nga lufta e dytë botërore. Pra sfida e parë është të bindim organizatorët për projektin tonë, dhe më pas votimi në nëntor që kërkon një shumicë.

Përsë duhet që Shqipëria ta votojë Italinë, pra ka edhe argumente historike apo kulturale?

Shqipëria ka lirinë për të bërë çfarë të dojë, por për aspektin ekonomik duhet ta them se është evidente që përfiton, por jo vetëm nëse do ketë benefite për Italinë, do të ketë edhe për komunitetin shqiptare që jeton në Itali. Le të themi se ka edhe motive politkk por edhe kultural dhe psikologjik, jemi 2 shtete të lidhura ngushtësisht me njëri tjetrin e normalisht pritet që ta ndihmojmë njeri tjetrin kur kemi sfida ndërkombëtare. Është normale që të ndihmohemi mes miqsh. Por pdasyhim është dhe afrimiteti kultural mes dy vendeve, që me lejon mua të flas meju në italisht që normalisht do të përkthehet më pas, por gjuha është një lidhje shumë fortë kulturore,  është një mjet që krijon identitet. Fakti që mund të flas italisht në Shqipëri, që është merita juaj që dua tju falenderoj për sforcon, krijon një identetët të përbashkët mes nesh.

Jemi në fund të intervistës, po në kurrikulumin tuaj, lexova që keni qene dhe ambasadori I Italisë në Nato, dua të flasim pak për luftën në Ukrainë, si e parashikoni atë, do të zgjasë?

Unë kam qenë ambassador në NATO, kur u vendos për Shqipërinë që të ishte pjesë e aleancës. Kam qenë këtu bashkë me disa ambassador pasi kishte dhe debate. Profesionalisht e konsideroj diçka shumë të rëndësishme. Lufta në Ukrainë, është një lftë që për momentin nuk shikojmë dritë në fund të tunelit. Rusia nuk po tregon në asnjë moment se do të tërhiqet nga objektivat e saj për ta kthyer Ukrainën në një shtet vasal. Por tani nuk lëshon as atë pjesë të vogël që e kontrollon. Ukrainasit por mbrohen mjaft mirë më duhet ta them, por nuk ka hapësire për diplomacinë. Sepse Rusia nuk jep asnjë sinjal se do të negociojë, dhe nuk mund të ketë negociata duke thënë do të mbajë gjithë territorin, që nuk është as I imi. Asnjë nga ne nuk ka topin e kristalit, por një zhbllokim I situatës do ishte armpëshim. Paqja është e largët sepse duhen negociata shumë intensive që Rusia në këtë moment nuk është gati.

Ambassador faleminderit për kohën tuaj.

Faleminderit ju.

A.M./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durresi: 20/03/2023 20:15

    Rrini pa merak dhe te qete edi rama ja jep voten arabeve

    Përgjigju
  • Italofil: 20/03/2023 19:02

    Jepni voten Italise ! 1 milion shqiptar kemi atje ! Forza Italia expo 2030

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë