Drejtuesit e Interit janë shumë të kënaqur me trajnerin Cristian Chivu, aq sa duan ta shpërblejnë me rinovimin e kontratës, duke respektuar kështu linjën e klubit, që nuk dëshiron që ta fillojë një sezon me trajnerin në fund kontrate. Titulli kampion i Serie A ka bindur zikaltërit për punën e mirë të trajnerit.
Pas finales së Kupës së Italisë (kundër Lazios më 13 maj), presidenti Marotta do ta thërrasë rumunin për firmën, për të vazhduar së bashku. Interi besoi te Chivu një vit më parë, pas 13 ndeshjeve në krye të Parmës, pasi e shihte si njeriun e duhur për të drejtuar skuadrën.
Trajneri rumun u tregua i zoti në administrimin e tranzicionit, duke pranuar të bëjë ndryshimin. Klubi do të rrisë pagën e trajnerit nga 2.1 në 3 milionë euro në sezon, ndërsa kontrata e re do të skadojë më 30 qershor 2028. U veprua në mënyrë të ngjashme edhe me Simone Inzaghin.
Për momentin vëmendja e të gjithëve është te dopieta e trofeve, por trajneri Chivu nuk dëshiron ta nënvlerësojë as ndeshjen e së shtunës, para se cilës Interi do të bëjë një vizitë në Vatikan te Papa. Lojtarëve u është thënë që të mos e 'stakojnë spinën' pas festës së madhe të së dielës që shkoi.
Komente










