“KQZ duhet të funksionojë me 7 anëtarë, pra duhet të jetë i plotë sepse është mandatuar të ketë 7 anëtarë. Mendoj se duhet të funksionojë me këtë mënyrë që procesi i zgjedhjeve të jetë më i kompletuar dhe i mundshëm, si dhe të jetë i lirë, i drejtë dhe transparent. Kjo është mënyra më e mirë për integrimin e vendit tuaj në Europë. KQZ me 4 anëtarë nuk siguron një proces normal. Dhe nëse KQZ nuk plotësohet i takon Kolegjit Zgjedhor të vendosë për zgjedhjet”, theksoi Svenson.
Sipas ambasadorit suedez “Të tre ligjet duhet të ishin aprovuar shumë më përpara duke ju referuar edhe progres-raportit sepse shumë njerëz kanë pritur për një kohë të gjatë. Sa më shpejtë të votohen, aq më e shpejtë dhe më e mirë do të jetë e ardhmja për vendin tuaj”.
Në fjalën e tij, ambasadori Svenson tha se “gjuha e përdorur në fushatë nga politikanët, është normale, pasi ndodh kudo kur ka zgjedhje të ashpërsohet, por duhet të tregohen më të matur”.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)