GJIROKASTER- Aambasadori i Suedisë, Lars Walhund ka nënvizuar faktin se reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Wahlund ka vizituar sot qytetin e Gjirokastrës ku është pritur nga kryebashkiaku Flamur Bime. Në këtë takim është diksutar gjatë lidhur me një sërë projektesh si dhe mbështetjen që Suedia po jep për fëmijët në nevojë në qarkun e Gjirokastrës. Pas përfundimit të takimit ambasadori Suedez, Wahlund është shprehur: "Reforma zgjedhore mendoj se është shumë e rëndëshishme. Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent dhe ky mund të jetë nje rast i mirë për finalizmmin me sukeses të tij. Persa i perket statusit them se duhet të punohet shumë dhe me inteligjencë. Deri në raportin final të Brukselit ka ende pak kohë për të bërë disa gjëra. Janë disa çështje që akoma kanë nevojë të shohin progres dhe mbi të gjitha mund të flasim për zbatimn e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar të drejtat e njeriut dhe shumë të tjera". Më tej nga ambasadori Wahlund është bërë e ditur se, 12 kriteret e vendosura nga BE-ja janë shumë të rëndësishme për tu plotësuar. Ndërsa lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit ambasadori është shprehur se, është shumë mirë nësë presidenti do të zgjidhet përmes një procesi transparent si dhe gjithëpërfshirës. Gjithashtu lidhur me këtë çështje ai ka theksuar se është shumë e nevojshme që presidenti të përzgjidhet pas një sërë konsultimesh të gjata mes partive politike në vend, vetëm pasi të respektohen këto rregulla, Shqipëria do të mund të ketë në krye të vendit njeriun e duhur për këtë vend.
(s.ç/ shqiptarja.com)