Ambasadori i Turqisë, Hidayet Bayraktar, nga Shkodra foli për krizën e emigrantëve ndërsa theksoi se shteti shqiptar në bashkëpunim edhe me Bashkimin Evropian do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e çdo lloj situate. Deklaratat u bënë nga qyteti i Shkodrës gjatë inaugurimit të godinës së re pranë Medresesë "Haxhi Sheh Shamia" dega e vajzave.
 
Nuk jam në dijeni se Shqipëria ka mbyllur kufijtë, por di se ka marrë çdo masë të nevojshme, unë jam në dijeni se funksionar të lartë të shtetit shqiptar kanë kërkuar që në bashkëpunim dhe koordinim me Bashkimin Evropian, do të marrin masat e nevojshme dhe do të koordinohen me to. Aktualisht sot në Turqi janë rreth 2.8 milionë emigrantë sirian, dhe që në fillim Turqia ka kërkuar që të ketë ndarje të kësaj peshe”, u shpreh ambasadori turk.

ambasadori turk cermonia
 
Ndërkohë, i pranishëm në këtë inaugurim ishte edhe nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi, i cili uroi përfaqësuesit e shoqatës turke për këtë dhuratë që i bën qytetit të Shkodrës.

ambasadori turk cermonia
 
"Objekti i ri është ndërtuar nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA. Ndërkohë në inaugurimin e kësaj godine përveç përfaqësuesve të pushtetit vendor, presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, përmes një lidhje direkte me anë të një video konference nga Ankaraja uroi mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle", u shpreh Idrizi.

ambasadori turk cermonia
 
Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)