Ambasadori ynë në Sllovaki, Agim
Isaku, fshehu 2.2 milionë euro pasuri

Ambasadori ynë në Sllovaki, Agim<br />Isaku, fshehu 2.2 milionë euro pasuri
TIRANE- Ambasadori ynë në Sllovaki, Agim Isaku, zotëron një superpasuri ku sipas përllogaritjeve të Institutit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive përllogaritet në rreth 2.2 milionë euro. Isaku, ka qenë ish-këshilltari i kryeministrit Fatos Nano, ndërkohë kohët e fundit ka mbajtur postin e ambasadorit, ku vijon ta ushtrojë këtë detyrë.

Nga verifikimi i pasurisë për Agim Isakun, është konstatuar se ky i fundit ka fshehur shuma të konsiderueshme që përllogariten në 2.2 milionë euro, si dhe blerjen e dy apartamenteve në Tiranë.

Tashmë dosja në ngarkim të Agim Isaku, është referuar në Prokurorinë e Tiranës, për fshehjen e pasurisë. Veç Isakut, ILDKP ka paditur në prokurori dhe 2 gjyqtarët burrë e grua, Ken Dhima në Shkodër dhe gjyqtaren Klorinda Çela.

Verifikimi
Nga kontrollet e plota të deklaratave të pasurisë për tre emrat e sipërcituar ILDKP për subjektit Agim Isaku dhe korrespondencave të institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar mosdeklarim i plotë i pasurisë. Për këtë shtetas ka rezultuar “Fshehje e transaksionit dhe burimit të krijimit të shumës për blerjen e apartamentit me sip.268m2 dhe çmim 147.000 euro, me adresë në rrugën e Elbasanit, Tiranë, si dhe fshehje e dhjetërave llogarive bankare me vlera të konsiderueshme monetare”.

Për ambasadorin Isaku, ILDKP ka renditur 18 raste fshehjesh të të ardhurave apo deklarime të rreme, siç është burimi për blerjen e banesës 147 mijë euro në rrugën e Elbasanit, likujditetet në vlerë 3.9 milionë lekë të reja në bono thesari të së bijës, si dhe fshehje të llogarive bankare dhe likujditetet në vlerë totale 26 516 254 lekë të reja, 170 388 USD dhe 59 864 euro. Si edhe të burimeve për blerjen e dy apartamenteve me vlerë 196 920 euro. Isaku, ushtron aktualisht detyrën e ambasadorit në Sllovaki.

Çifti i gjyqtarëve
Po kështu edhe për gjyqtarin Ken Dhima, pas analizimit të gjithë dokumentacionit të administruar në ILDKP, ka rezultuar: “Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e apartamentit në favor të shoqërisë ndërtuese në shumën prej 2.770.000 lekë. Si dhe mungesa e burimit të krijimit të depozitës prej 1.050.000 lekë nga subjekti, përdorur për blerjen e apartamentit”.

Gjyqtari Ken Dhima sipas ILDKP ka mashtruar për llogaritë e transaksionet bankare, ka dhënë deklarime të rreme për huamarrje, dhurata apo shlyerje këstesh për apartamente me vlerë 5 820 000 lekë dhe 214 300. Ndërkaq, e njëjta gjë ka rezultuar edhe pas kontrollit të dokumentacionit për gjyqtaren Klorinda Çela, e cila është gruaja e Dhimës.

Shkrimi u publikua sot (25.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët