ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Lushnje, Ken Dhima! Vonoi zbardhjen e 32 dosjeve në 6 muaj

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Lushnje, Ken Dhima.

Shkaku?

Shkeljet shumë të rënda profesionale, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, në vazhdim të hetimit disiplinor të nisur nga ish KLD në vitin 2018, ndaj këtij magjistrati, për vonesa në zbardhjen e vendimeve gjyqësore” thuhet në njoftimin e sotëm të ILD-së

Mësohet se gjyqtari Dhima ka vonuar zbardhjen e 32 dosjeve deri në 6 muaj gjatë kohës që ka qenë gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Vlorë.

Dhima është pezulluar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për problemet e evidentuara me pasurinë, ku së bashku me bashkeshorten,  Klorinda Cela edhe kjo gjyqtare, nuk justifikonte dy shtëpi dhe dy makina dhe tashmë ky vendim është ankimuar prej tij në KPA, ndërsa ILD tani kërkon shkarimin  nga KLGJ.

Në vendimin e bërë publik nga ILD theksohet se nga hetimi i kryer ka rezultuar se magjistrati Dhima ka kryer vonesa të qëllimshme në zbardhjen e vendimeve gjyqësore.

Nga hetimi disiplinor i ILD, i shtrirë në vite pune, për 292 vendime të magjistratit ka rezultuar se:

·         Magjistrati ka zbardhur me vonesë 32 vendime gjatë periudhës Mars 2018 me vonesa nga 1 në 6 muaj; ka zbardhur me vonesë gjatë periudhës 24.06.2021-29.07.2021 dhe 29.07.2021-30.03.2022, 189 vendime me vonesa nga 1 muaj në 26 muaj.

·         Nga  provat e marra gjatë hetimit disiplinor, rezulton se gjyqtari duke vepruar me vonesë ne zbardhjen e vendimeve të evidentuara, tej çdo afati të arsyeshëm dhe objektiv, ka sjellë si pasojë zvarritjen e pajustifikuar të proceseve gjyqësore, si dhe kryerjen me vonesë të veprimeve të tjera procedurale në kuadër të këtyre proceseve.

·         Nga të dhënat e administruara gjatë hetimit, rezulton se çështjet e gjykuara, për të cilat është marrë vendim nga ana e magjistratit, e që janë arsyetuar me vonesë,  për nga natyra e objektit të padisë apo të kërkesës, nuk rezultojnë aspak të jenë të një niveli kompleks apo të vështirë, në atë përmasë që të justifikojë vonesën, bazuar edhe në eksperiencën 19 vjecare të gjyqtarit.

·         Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke iu cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, për sa kohë tejkalimi i afateve logjike dhe normale, është thuajse i barabartë me mungesën e drejtësisë. 

·         Provohet se magjistrati K.DH., në veprimet dhe mosveprimet e tij ka kryer shkelje të rënda profesionale, që përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore", që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës" thuhet në njoftimin e ILD-së.

Për sa më sipër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor administrimin e provave të paraqitura në këtë procedim disiplinor dhe pranimin e propozimit për masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 26/12/2023 15:29

    Ky Ken Dhima bashkë me Andri Ymerin kanë qenë ma të korruptuarit e gjykatës Shkodrën. Të dy mafiozë dhe hajdutë. Çuditem se si nuk e paskan shkarku këtë të korruptuar.

    Përgjigju
  • Paskeni cof!: 26/12/2023 13:04

    https://kpa.al/njoftim-661/

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi