Tani të gjithë e kemi të qartë. Ambasadorja britanike në Tiranë Fiona, është shumë e dashuruar me vendin tonë. E kemi dëgjuar që flet shqip, dhe e ka mësuar shumë mirë gjuhën si britanike që është. Por, nuk është vetëm kaq. Ajo pëlqen shumë edhe traditën shqiptare. Ndaj në këto foto, sikurse e shohim, është duke shijuar qytetin e Beratit. Ka shkuar tek shtëpia Nonaj në Berat, një shtëpi monument kulture që ruhet nga shteti. Eshtë një nga shtëpitë më karakteristike të zonës, që ofron edhe turizëm familjar. Mes miqve beratas që e prisnin, Fiona është gjendur si në shtëpinë e vet. Madje, ka shijuar jo vetëm të parit e shtëpisë së vjetër, por edhe ushqimin tradicional të Beratit.
/Shqiptarja.com












