Ambasadorja e BE-së thirrje politikës: Duhen realizuar reformat e vështira! Të gjithë duhet të bëhen bashkë për anëtarësimin në familjen europiane

Ambasadorja e BE-së thirrje politikës: Duhen realizuar reformat e vështira! Të gjithë duhet të bëhen bashkë për anëtarësimin në familjen europiane

Christiane Hohmann

Shqipëria ka përpara një rrugë plot sfida deri në anëtarësimin në familjen e madhe europiane. Kështu u shpreh ambasadorja e BE, Christiane Hohmann në Konferencën “Roli i Kuvendit në Integrimin Europian të Shqipërisë” ku i bëri thirrje politikës, por edhe shoqërisë civile që të punojnë së bashku për anëtarësimin në BE.

“Është kënaqësi që rikthehem në Kuvend dhe rolin e tij në procesin e integrimit në BE. Shqipëria ka marrë një hap të madh drejt rrugëtimit, me çeljen e negociatave. Unë shpesh kam theksuar se negociatat për në BE janë shumë më shumë se një proces teknik. Kjo është një fazë që kërkon udhëheqje të forte politike dhe mobilizim për të vijuar me reforma, që janë edhe të vështira por duhet për të plotësuar kriteret në BE. Mirëpres qëllimin që ka Kuvendi që të punohet në këtë proces.

Ka shumë e shumë pyetje dhe çështje që mund të flas Kuvendi, psh si mundet Kuvendi që të përmbush rolin për të ndërtuar konsensus. Si do te ketë mundesi që të përmirësojë kapacitetet e veta. Sa i përket avancimit të reformave kyçe. Sa i përket këtij ndikimi që do të ketë legjislacioni i BE, si do te realizoje Kuvendi proceset me të gjithë aktorët. Cilat janë këto ide që do na jepen sot nga këto artikuj që janë përgatitur. Shqipëria ka një dëshirë tejet të madhe për Europën, ndaj të gjithë duhet të bëhen bashkë për të punuar në BE. Delegacioni do te mbetet një partner për anëtarësimin në BE”, tha ajo.

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja