Ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku deklaroi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se “Nuk ka Kosovë të Madhe dhe as Shqipëri të Madhe”.
 
Çitaku tha se Serbia po keqpërdor procesin e dialogut dhe Interpolin, referuar rastit të Ramush Haradinajt.
 
Haradinaj është liruar dy herë nga Tribunali i Hagës. Serbia nga aspekti ushtarak ka humbur Kosovën në vitin 1999 dhe me vendimin e GJND-së më 2009.
 
Serbia duhet ta pranojë Kosovën të barabartë dhe si shtet
” u shpreh ambasadorja Çitaku.
 
Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Michele Sison u bëri thirrjeve shteteve anëtare të OKB-së të njohin Kosovën.

dy.b/shqiptarja.com