Ambasadorja e re amerikane flet shqipen

Ambasadorja e re amerikane flet shqipen
Ambasadorja amerikane, Trejsi Xhekobson, do të arrijë në Prishtinë gjatë kësaj jave. Përmes një video-mesazhi në gjuhën shqipe, Xhekobson është shprehur pro bashkëpunimit me popullin dhe qeverinë e Kosovës, për t`i forcuar edhe më tej lidhjet e miqësisë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës. 

Videoja e titruar ne serbishte paraqet ambasadoren Xhekobson me fjalimin e saj, me pamje të qyteteve dhe personaliteteve të Kosovës.

Xhekobson thotë se ka studiuar gjuhën shqipe, se i pëlqen natyra dhe se mezi pret të eksplorojë natyrën e Kosovës dhe të njoh kulturën dhe traditat e vendit tonë.

Ambasadorja amerikan, po ashtu ka theksuar se misioni i saj do të jetë forcimi i një demokracie shumetnike dhe të një ekonomie të suksesshme drejt rrugës evropiane. 

Ambasadorja e re e SHBA-së ka punuar për 24 vjet në shërbime diplomatike. Xhekobson ka punuar edhe gjatë administratës së presidentit Clinton. 

Ajo ka shërbyer në Azinë Qendrore dhe vendet baltike, në Taxhikistan, ndërsa së fundi ka punuar në Institutin e Shërbimit të Jashtëm në përgatitjen e gjeneratave të reja të diplomatëve amerikanë. 

Ambasadorja Xhekobson vie pas shërbimit të ambasadorit Dell, i cili ka shërbyer deri tash në Kosovë dhe është kritikuar për ndërhyrjet e tija në vendime të brendshme të Kosovës si ishte rasti i shkëmbimit të sms për përzgjedhjen e Pacollit si president dhe më vonë dhe presidentes Atifete Jahjaga. 

Portali Kosovapress ka botuar transkriptin e Ambasadores Jakobcon ku flet në shqipe:

Përshëndetje, unë quhem Tracey Jakobcon, dhe kam nderin të jem tashmë ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Bashkëshorti im Dejvid dhe unë jemi këtu në Great Falls, që është një nga parqet lokale më i preferuar për ne.

Ne vijmë këtu shpesh për të shëtitur me biçikleta ose me këmbë. Na pëlqen shumë shëtitja në natyrë, dhe mezi presim të eksplorojmë bukuritë natyrore të vendit tuaj.

Unë kam punuar 24 vite në shërbimin diplomatik dhe gjithmonë më ka pëlqyer të njihem me njerëzit, me natyrën dhe me kulturën e vendeve ku kam shërbyer, kohët e fundit e fundit në Azinë Qendrore dhe në vendet Baltike.

Në Uashington kam punuar në departamentin e shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Presidentit Klinton, por tani punoj këtu në Institutin e Shërbimeve të Jashtme, ku jap kontributin tim dhe përgatitjen e brezit të diplomatëve të rinj amerikanë.

Kam studiuar vet gjuhën shqipe, dhe unë jam e bindur se ju do të më ndihmoni për ta mësuar edhe më mirë.

Pres me padurim të punoj në krye të stafit të përkushtuar të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, si dhe të bashkëpunoj me Qeverinë dhe popullin e Kosovës, për t’i përforcuar më tej lidhjet tona të miqësisë.

Misioni im, do të vazhdojë të jetë ai i një partneri të fuqishëm, në përpjekje të Kosovës për forcimin e demokracisë shumë etnike dhe për të ndërtuar një ekonomi të suksesshme drejt rrugës Evropiane.

Mirupafshim në Kosovë!

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve