Ambasadorja e SHBA në Kosovë:
Platforma serbe pengon dialogun

Ambasadorja e SHBA në Kosovë: <br />Platforma serbe pengon dialogun
KOSOVE - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Jacobson vlerësoi se platforma e Serbisë për Kosovën është pengesë për dialogun mes Prishtinës e Beogradit. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Jacobson tha se është shumë e rëndësishme që Kryeministri Hashim Thaçi merr këshilla dhe ide edhe nga përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, me të cilët rregullisht konsultohet rreth bisedimeve me homologun e tij serb Daçiç.

“Qeveria ime është plotësisht e fokusuar në dialogun, i cili nën ombrellën e BE-së po zhvillohet në Bruksel. Edhe qeveria kosovare është përqendruar në të, jemi dëshmitarë të disa rezultateve të mira të cilat kanë dalë nga ky dialog gjatë këtij viti, ndërsa shpresojmë që ato t’i kemi edhe gjatë vitit të ardhshëm në disa çështje të rëndësishme. Çfarëdo iniciative tjetër sikur se është platforma, është pengesë”, tha ambasadorja amerikane.

Më tej ambasadorja Jacobson shpreson që dialogu do të sjellë normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

“Konsideroj se dialogu po shkon drejt zgjidhjes së ardhshme që do të sjellë stabiliteti i vendit, deri te investimet e huaja për një zhvillim ekonomik. Dialogu do të sjellë ndryshime pozitive në jetën e njerëzve të thjeshtë, të cilët në njëfarë mënyre janë peng të kësaj situate që kemi”, u shpreh Jacobson.

Diplomatja amerikane tha se është arritur përparim në sundimin e ligjit në Kosovë dhe se SHBA-ja është shumë krenare me rolin që ka pasur në këtë progres.

Jacobson është shprehur krenare edhe me partneritetin afatgjatë me Kosovën dhe raportet e mira me pakicat në Kosovë.

“Planifikojmë të vazhdojmë me këtë bashkëpunim. Ndonëse, ende nuk e kemi buxhetin për vitin 2013. Nuk pres të kemi ulje serioze të mjeteve, sepse përkushtimi ynë për Kosovën është rezultat i koncensusit të Kongresit dhe Administratës”, tha Jacobson.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ