Ambasadorja e SHBA në Kosovë pret
marrëveshje nga takimi Thaçi-Daçiç

Ambasadorja e SHBA në Kosovë pret<br />marrëveshje nga takimi Thaçi-Daçiç
PRISHTINE- Me anë të një postimi në “Twitter”, ambasadorja e SHBA në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, është ndalur tek drejtësia, referuar takimit të mbajtur mes Thaçit dhe Daçiç.
 
Sipas mediave kosovare, ajo shpreson që takimi i sotëm i kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç në Bruksel, të përfundojë me marrëveshje në çështjen e drejtësisë.
 
“Shpresoj në lajme të mira nga takimi i sotëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, sidomos në çështjen e integrimit të gjyqësorit”, ka shkruar ambasadorja Jacobson, në rrjetin social “Twitter”.
 
Me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE, baroneshës Catherine Ashton, në Bruksel është duke u mbajtur takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçit e Ivica Daçiçit.
 
Takimi i fundit mes dy kryeministrave mbajtur në datën 27 janar, ka përfunduar pa një marrëveshje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë