Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka vlerësuar Shqipërinë për rolin në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Ukrainës.
"Faleminderit, Ministre e Jashtme, për ftesën për të gjithë ne në këtë diskutim të rëndësishëm. Teksa shikoj rreth tryezës, po përpiqem të dalloj se çfarë na bën të gjithëve së bashku. Shumë nga ne janë anëtarë të NATO-s. Shumë nga ne janë anëtarë të BE-së. Disa nga ne aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Por të gjithë ne sigurisht e pranojnë që jemi në një moment historik. Që kërcënimi, sulmi dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjithë ne dhe për sistemin ndërkombëtar që ne dhe paraardhësit tanë kemi punuar për dekada për ta ndërtuar nga rrënojat e Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu është shumë e qartë se në kryeqytetet tona ne po i përgjigjemi këtij momenti. Po ngrihemi në lartësinë e këtij momenti në mënyra që nuk i kishim pritur. Dhe mendoj se jemi të gjithë të befasuar me veten - për shpejtësinë, vendosmërinë, këmbënguljen, seriozitetin dhe sakrificën; kjo nuk vjen pa sakrifica - me mënyrën se si ne po i përgjigjemi, duke i dalë në mbrojtje Ukrainës, por edhe duke dalë në mbrojtje të mënyrës sonë të jetesës. Ju shpreh vlerësimin e SHBA-ve për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si bashkëpenëmbajtëse jona për çështjen e Ukrainës, shpreh vlerësimin për të gjithë ju, për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj. Dhe përsëri e kuptojmë se bashkëpunimi dhe kontributi juaj, duke përfshirë edhe ndihmën humanitare apo ndihmën në fushën e mbrojtjes apo sanksionet nuk janë pa kosto. Por besoj se të gjithë jemi në një mendje se ia vlen. Në fund, sigurisht nënvizojmë solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën dhe popullin e Ukrainës në këto momente të kësaj sfide historike. Ne jemi me ju. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju", ka thënë Kim.
Lajmi kryesor:
Xhaçka pret trupin diplomatik në Tiranë: Shqipëria, në krye të përpjekjeve pranë Ukrainës! Rusia ta dijë se asgjë nuk do jetë si më parë derisa agresioni të marrë fund
K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Dy shqiptarë shpallen non-grata nga Serbia: Sulm i paprecedentë, s'na dhanë asnjë shpjegim! Hasani i kërkon llogari ambasadorit: Rishikoni vendimin
23 Janar, 18:50
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Britania do i japë 3.6 mld euro ndihma Ukrainës, Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën
16 Janar, 18:35
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35