Ambasadorja e SHBA-së: Gjykata Kushtetuese të ngrihet deri në fund të vitit

Ambasadorja e SHBA-së: Gjykata Kushtetuese të ngrihet deri në fund të vitit

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka mbështetur fjalën e kreut të parlamentit Gramoz Ruçi të mbajtur në sesionin e ri të kuvendit, që Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të vitit.

"Ne jemi dakord Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të vitit", ka shkruar Kim në një postim në Twitter.

Kujtojmë se ditën e hënë më 7 shtator, kryeparlamentari Gramoz Ruçi në fjalën e tij në sesionin e ri të Kuvendit tha se Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale dhe më 21 janar të 2021 të ketë filluar punën. Ruçi theksoi se edhe pse Kuvendi ka hapësira të kufizuara për të nxituar organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, nuk do të falin asnjë vonesë dhe se brenda këtij sesioni, me hir ose me pahir, Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale.

Ditën e sotme Ambasada e SHBA-së përmes një postimi ka përshëndetur hapjen e garës për hetuesit e BKH-së duke theksuar se Shqipëria meriton një drejtësi transparente dhe profesionale .

Sot u takua ambasdari i BE-së, Luigi Soreca me Aida Hajnaj, i cili i konfirmoi mbështetjen e Bashkimit Europian për prioritetet e byrosë që janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin.

Për krijimin sa më të shpejtë të BKH-së, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim një ditë më parë më parë ka zhvilluar takime me Aida Hajnaj drejtuesen e këtij institucioni të ri të dalë nga reforma në drejtësi dhe Arben Krajën, drejtuesin e SPAK. Në fokus të takimeve ishte pikërisht vënia në punë sa më shpejt të kësaj byroje që do të luaj rolin e një FBI-je shqiptare dhe veprimin e drejtësisë duke luftuar korrupsionin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
Hapja e garës për hetuesit e BKH-së, SHBA ftesë për të aplikuar: Bëhuni pjesë e elitës për krijimin e një Shqipërie më të mirë

Hapja e garës se Byrosë Kombëtare të Hetimit për përzgjedhjen e 60 hetuesve specialë, ka sjellë përshëndetjen dhe SHBA-së duke u shprehur se Shqipëri meriton një drejtësi transparente dhe profesionale. SHBA njofton se këta hetues special do të kenë trajnime dhe specializime, ndërsa do të kalojnë mjaft teste për pastërtinë e figurës së tyre, pasi do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. SHBA fton të gjithë ata persona që plotësojnë kushtet që të bëhen pjesë e aplikimeve dhe të ndihmojnë në krijimin e një sistemi drejtësisë etike.

"Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve', shkruan ambasada e SHBA-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari: 10/09/2020 10:48

    O zonje ke mjeksin ligjore qe ne bashkpunim me gjykatsin po nxjerin nga burgu gjith dynjon e ti thu reforma ne drejtsi ah pika qe ste bi

    Përgjigju
  • Deny: 10/09/2020 09:33

    Gjykatat ngrihen sipas procedurave dhe jo me urdhra nga lart. Eksperteve te be dhe usa duhet tu faturohet katastrofa e sistemit te drejtesise ne shqiperi. Boll e moret me qafe kete vend me eksperimente

    Përgjigju
  • YYY: 10/09/2020 08:57

    Cila GJK, ajo e Tushes, Metes e Xhaferllarit?! Tashme reforma ne drejtesi eshte kthyer ne telenovel zhgenjyese per shqiptaret!

    Përgjigju
    • Tamam: 10/09/2020 09:14

      E sakte.

  • Ops: 09/09/2020 23:23

    Na kenaqe dhe ti, keto po vjedhin pa e rruar fare ti thua lesh presh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI