KORÇA – Për ambasadoren gjermane në Shqipëri, Carola Muller Holtkemper partitë e reja do të testohen në zgjedhjet e ardhshme, por shqetësuese përbëjnë tonet nacionaliste.
Gjatë një vizite në qytetin e Korçës, diplomatja gjermane tha se këto tone janë rikthim në të kaluarën e Ballkanit.
“Për mua, shqetësim përbëjnë tonet nacionaliste, që të kujtojnë të kaluarën e Ballkanit që është karakterizuar me konflikte të ashpra, të cilat çuan deri në luftën Ballkanike”, tha ambasadorja Holtkemper.
Sa i takon zgjedhjeve, ajo tha se partitë kryesore duhet të kenë vullnetin për të gjetur mirëkuptimin. Ndërsa referuar presidentit, Holtkemper ripërsërit qëndrimin e saj se zgjedhja e tij është shprehur ligjërisht në Kushtetutë se çfarë rruge ndiqet për zgjedhjen e tij.

(aq/shqiptarja.com)