Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur për mediat teksa dy avion ushtarak 'B-52' po jepnin spektakël në sheshin 'Skënderbej' në kuadër të 100-vjetorit të marrdhënieve Shqipëri-SHBA. Sipas Kim, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Një koment e pati edhe për incidentin në Uzinën e Armëve në Gramsh duke thënë se po presin përfundimin e hetimeve për të vënë para drejtësisë përgjegjësit.
"Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë. Po fluturojnë edhe në vende të tjera. Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s. Tani, më pas, gjithmonë! Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë! Dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu me Shefin e Shtabit tuaj. E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës", tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.
Lajmi kryesor:
Spektakël nga dy avionë amerikanë B-52 në qiellin e Tiranës! Qytetarët ndjekin shfaqjen nga sheshi 'Skënderbej'! Kim për incidentin në Gramsh: Presim hetimet (VIDEO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.5%
-
Shëndet
73.2%
-
Mirëqënia
18.3%
Vota total: 306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thesari i SHBA-ve u hakerua nga Kina! Zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashington: Akuza të pa baza
31 Dhjetor 2024, 07:41
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025
30 Dhjetor 2024, 21:41
-
Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel! Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE! Fondi limit jo më shumë se 240 milionë lekë
30 Dhjetor 2024, 21:26
-
Gjykata e Apelit në SHBA hedh poshtë ankesën e Trump: Do t’i paguajë 5 milionë dollarë shkrimtares Carroll
30 Dhjetor 2024, 20:23
-
Presidenti i zgjedhur Trump shpreh 'mbështetjen e plotë' për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson
30 Dhjetor 2024, 19:46
-
SHBA, 5.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën
30 Dhjetor 2024, 17:05
-
Gjykata e Lartë më 2024, Sadushi: Kemi ulur me 50% stokun e dosjeve, këtë vit u dhanë 7639 vendime! Mbi 74% e rekurseve dështuan, 449 çështje për gjyqtar
30 Dhjetor 2024, 15:49
-
NBA/ Kampionët e Boston humbasin sërish! Fitojnë Oklahoma, Miami dhe Magic
30 Dhjetor 2024, 15:33
-
Avioni doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, Korea e Jugut hetim special me autoritetet në SHBA! 179 pasagjerë ndërruan jetë
30 Dhjetor 2024, 12:34
-
Rama: Në 2027 presim samitin e NATO, edhe Donald Trump në Tiranë! Ardhja e presidentit të SHBA mesazh i pozicionit tonë të ri në arenën ndërkombëtare
30 Dhjetor 2024, 11:35
-
Kur presidenti Jimmy Carter vizitoi Shqipërinë!
30 Dhjetor 2024, 10:19