Në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, dy avionë amerikanë bombardues 'B-52' fluturuan dhanë spektakël mesditën e kësaj të hëne në qiellin e Tiranës. Qytetarë të shumtë ishin mbledhur mbi sheshin "Skënderbej" për të parë nga afër shfaqjen e dy avionëve B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, dhe kanë fluturuar përmes qiejve miqësorë të Evropës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë.

Pranë qytetarëve që po shihnin spektaklin ishte e pranishme ishte edhe Yuri Kim, e cila tha se marrëdhënia SHBA-Shqipëri në fushën e mbrojtjes është jashtëzakonisht e rëndësishme. Një koment e pati edhe për sulmin e ushtarëve në Uzinën e Armëve në Gramsh duke thënë se mbështesin Shqipërinë në çdo hap dhe po presin përfundimin e hetimeve për të vënë para drejtësisë përgjegjësit.

Për 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, kryeministri Edi Rama organizoi një koncert të madh në sheshin ‘Skëndërbej’ rreth një muaj më parë. Ndërsa u kremtua edhe çelja e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Woodrow Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Woodrow Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
Rama publikon pamjet nga spektakli në Tiranë: Dy bishat bombarduese të ushtrisë amerikane kryen fluturim përshëndetës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga spektakli në Tiranë i 2 avionëve ushtarakë B-52, të cilat i cilëson si “bishat bombarduese”.

“Dy prej avionëve bombardues më të mëdhenj të ushtrisë amerikane, bishat B52, kryen sot një fluturim përshëndetës mbi Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkroi Rama.

Ora 16:15
Ambasadorja Kim: Marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes është e rëndësishme! E di që ka pasur incidente, presim hetimet për të vënë para drejtësisë përgjegjësit

 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur për mediat teksa dy avion ushtarak 'B-52' po jepnin spektakël në sheshin 'Skënderbej' në kuadër të 100-vjetorit të marrdhënieve Shqipëri-SHBA. Sipas Kim, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes,  është jashtëzakonisht e rëndësishme. Një koment e pati edhe për incidentin në Uzinën e Armëve në Gramsh duke thënë se po presin përfundimin e hetimeve për të vënë para drejtësisë përgjegjësit.

"Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë. Po fluturojnë edhe në vende të tjera. Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s. Tani, më pas, gjithmonë! Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë! Dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu me Shefin e Shtabit tuaj. E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës", tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Ora 15:13
100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA/ 2 avionë ushtarak 'B-52' dhurojnë spektakël në sheshin 'Skëndërbej'

Në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, dy aeroplanë amerikanë bombardues 'B-52' fluturuan sot nga ora 14:45 deri në orën 15:00 në qiell mbi sheshin "Skënderbej" duke dhuruar spektakël për të pranishmit.