PRISHTINË, 17 Dhjetor/ATSH/.- Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang , theksoi sot gjatë një takimi me Kryeministrin Isa Mustafa se Zvicra do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës.
Gjatë takimit , ambasadorja Lang e përgëzoi Mustafën për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të Zvicrës për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me Qeverinë e Kosovës.
Kryeministri Mustafa u shpreh se "qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të vazhdojë me bashkëpunimin e mirë me Zvicrën, njëra nga shtetet që fuqishëm ka mbështetur ndërtimin e qëndrueshmërisë institucionale dhe ekonomike të Kosovës".
Ambasadorja zvicerane konfirmoi edhe një herë mbështetjen e pa rezervë të Zvicrës që sipas saj do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës./b.j/k.s/