Ambasadorja shqiptare në Izrael për Report Tv: 34 shqiptarë duan të kthehen në Shqipëri, po punojmë edhe me shtetet e rajonit

Pas konfliktit që ka nisur në Izrael, janë 34 shqiptarë të tjerë që kanë bërë kërkesë për t’u kthyer në Shqipëri, ndërsa 11 të tjerë u kthyen sot përmes një linje fluturimi të organizuar nga Mali i Zi. Lajmi u bë me dije për Report Tv nga ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe.

“Janë rreth 34 shtetas akoma. Jemi në konkat të vazhdueshëm me ta. Po përdoret shumë edhe aeroporti civil, të gjitha fluturimet që janë të lira. Po monitorojmë nga afër gjendjen e tyre”, tha Kumbe për Report Tv.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ambasadorja Kumbe tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me shqipatrët që kanë bërë kërkesë për t’u kthyer në atdhe dhe se po shyrtohen të gjitha mundësitë për t’i evakuuar. Kumbe theksoi se po punohet edhe me shtetet e rajonit.

“Ne jemi duke bashkëpunuar të gjitha shtetet e rajonit. Janë momente ku prevalon humanizmi dhe janë momente delikate. Kemi qenë shumë afër njëri- tjetrit. Kemi ndihmuar njëri- tjetrin. Jemi duke parë të gjitha opsionet. Kemi orientuar qytetarët edhe drejt avionëve që fluturojnë normalisht. Kërkojnë të ikin një orë e më parë. Dikush zgjedh të iki me bileta se niset në orën më të afërt, dikush tjetër nëse ne na krijohet mundësia me shtete fqinje i mbajmë në dijeni. Është proces hap pas hapi”, tha Kumbe.  

Ambasadorja tregoi se janë në kontakt edhe me shqipatrë të tjerë që ndodhen në Izrael, të cilët s’kanë bërë ende kërkesë për t’u larguar, duke thënë se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe situata në qytetet ku ata ndodhen për momentin nuk paraqet rrezik.

“Këta janë shtetas që kanë kont ambasadën dhe që kanë kërkuar të vijnë në Shqipëri. Ka dhe të tjerë që ndodhen në shtëpitë e tyre, janë okej, situata në zonat ku banojnë është e qetë, por pa rrisqe imediate për shëndetin dhe jetën e tyre”, u shpreh ambasadorja për Report Tv.

Në mesin e shqiptarëve që kanë bërë kërkesë për t’u kthyer është edhe një student.

“Kemi ende një djalë. Një vajzë është kthyer me avionin e Malit të Zi. Kemi dhe një djalë tjetër që ndodhet këtu, është mirë, fola me të dhe jemi në  kontakte të vazhdueshme për të qenë pranë tyre. Nxënës të shkollës së mesme, s’kemi asnjë nxënës shqiptar në Izrael. Janë kthyer në Tiranë dhe janë shëndosh e mirë”, tregoi Kumbe.

Kujtojmë që më 8 tetor nga Izraeli u evakuuan 40 studentë shqiptarëtë cilët janë kthyer në Atdhe përmes ‘Air Albania’, e cila e ka kryer këtë shërbim pa asnjë pagesë. Ministria e Jashtme njoftoi se do të ketë fluturime të tjera të posaçme në ditët në vijim.

 

Intervista e plotë

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 10/10/2023 15:47

    Ambasador muzikante....o zot

    Përgjigju
  • Palestinezi: 10/10/2023 14:19

    Po te rrin aty ku jan pse levizni, kjo “lufta” si zhurm me duket dhe asgje nuk do ndryshoj. Kot u vran disa te pafajshem dhe kaq ishte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë