TIRANË- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim online me gazetarë pjesëmarrës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA.
Kim e ka vënë theksin tek forcimi i gazetarisë si shtyllë e rëndësishme e demokracisë.
“Sot Ambasadorja Kim u takua me gazetarë pjesëmarrës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA. Gjatë bashkëbisedimit të tyre, ajo përsëriti shpresën e saj që gazetaria në Shqipëri të bëhet shtylla e fortë që duhet të jetë në çdo demokraci; duke theksuar edhe rëndësinë që gazetarët të kenë mundësi të jenë të drejtë, të pavarur dhe të guximshëm.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin atë që jeni në gjendje të bëni në pozicionet tuaja. Ne ju mbështesim 100%”, nënvizon ambasada e SHBA.
Report Tv përfaqësohej në këtë komunikim me ambasadoren me gazetarin Arsen Rusta.
Bravo... U win! Mbeshtetje e papare e nje ambasdorje me gazetaret show vazhdon ne kanabistan e rrumpallistan... E mjera shqiperi...
Përgjigju