Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka kërkuar bashkëpunimin e presidentit Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për të ngritur sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese. Kim kërkon që kjo gjykatë të jetë funksionale brenda vitit 2020, ndërsa shpreh dakordësinë e saj me opinionin e Komisionit të Venecias që të dy palët të tregohen bashkëpunues me organet përkatëse për të bërë të mundur ngritjen e saj dhe jo zvarritjen apo bllokimin.

"Faleminderit Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit Gramoz Ruçi, që bëtë të qartë se Shqipëria ka nevojë për një Gjykatë Kushtetuese funksionale tani. Ne jemi dakord duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, këta dy lider duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë funksionale brenda fundit të vitit 2020", shkruan Kim në Tëitter.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një nga pikat që po kërkohet me ngul nga ndërkombëtarët dhe është një nga kushtet që duhet plotësuar për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve të integrimit mes Shqipërisë dhe BE-së.

Vetë presidenti Ilir Meta edhe gjatë konferencës së sotme ripërsëriti që KED por edhe institucionet e tjera që lidhen më të nuk duhet të vonojnë procedurat dhe rrjedhimisht të bllokojnë dhe ngritjen e kësaj gjykate. Po ashtu edhe mazhoranca nga ana e vetë ka kërkuar bashkëpunimin me Presidentin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë duke i bërë funksionale deri në fund të këtij viti.