Ambasadorja, Yuri Kim takohet me presidentin Begaj: Rishikuam arritjet e bëra gjatë vitit 2022 si aleatë të NATO-s dhe OKB

Ambasadorja, Yuri Kim takohet me presidentin Begaj: Rishikuam arritjet e bëra gjatë vitit 2022 si aleatë të NATO-s dhe OKB

Begaj dhe Kim në presidencë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj të cilit i ka shprehur vlerësimin dhe urimet për pritjen që Shqipëria organizoi ndaj samitit të përbashkë mes liderëve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Me anë të një postimi në twitter, Yuri Kim shkruan se SHBA mbështet të gjitha përpjekjet e Shqipërisë në Reformën në Drejtësi me qëllim anëtarësimin drejt Bashkimit Europian.

“Faleminderit President për mundësinë për t'i shprehur urimet për pritjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Hera e parë që ky samit mbahet jashtë Brukselit. SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm, përfshirë reformën në drejtësi - për t'u bashkuar me Bashkimin Europian”-shkruan Kim.

Kim bëri me dije gjithashtu se ishte bërë një rishikim i të gjithë arritjeve për vitin 2022 në bashkëpunimin mes dy vendeve si aleatë të NATO-s dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022, si aleatë të NATO-s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë që sollën marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe biznes”- shprehet ambasadorja.

 

Nga janari 2022 deri në fund të 2023, Shqipëria së bashku me Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gabunin dhe Ganën janë anëtare jo të përhershme në organin më të fuqishëm të OKB-së,  në Këshillin e Sigurimit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit

Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit