Ambasadorja Yuri Kim viziton Rezidencën Mbretërore/ Princ Leka tregon detajet e takimit

Ambasadorja Yuri Kim viziton Rezidencën Mbretërore/ Princ Leka tregon detajet e takimit

Princ Leka Zogu me ambasadoren Yuri Kim

Princ Leka Zogu ka pritur në një takim ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Princ Leka shkruan se gjatë takimit me ambasadoren nuk ka hezituar të shprehë mbështetjen e tij, në respektimin e luftës ndaj korrupsionit.

Ata biseduan edhe për politikën dhe zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 25 prill të vitit 2021.

"Ishte një kënaqësi të mirëprisnim në Rezidencën Mbretërore vizitën e Shkelqesisë së Saj Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Përfitova nga rasti të falënderoj Znj Ambasadore për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, çka pasqyron miqësinë e gjatë midis vendeve tona.

Unë shpreha mbështetjen time absolute në respektimin e luftës ndaj korrupsionit dhe implementimin e një sërë reformash për një standard sa më të mirë.

Biseda ishte shumë e ngrohtë dhe optimiste për të ardhmen e vendit dhe u përqendrua në potencialin njerëzor dhe talentet e shqiptarëve.

Gjithashtu folëm për bukuritë natyrore dhe historinë e pasur të Shqipërisë.

Sigurisht nuk mbetën pa prekur temat e çështjeve aktuale si klima delikate dhe dinamike politike e vendit.

Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet vitin e ardhshëm ndaj stabilitetit dhe paqja janë thelbësore. Procesi demokratik ka një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria synon dhe duhet ta shohë të ardhmen brenda Bashkimit Evropian", shkruan princ Leka Zogu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pallati i Pionierit: 13/09/2020 01:00

    Rezidenca di chi?..Ahmet Zogolli..duhet t'i paguajë akoma interesin e Arit të vjedhur..dhe me arratisjen si tradhëtar i kombit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025