Ambientalistët për dy javë në rrugë në kryeqytetet e botës, manifestime dhe mosbindje civile

Nga Parisi në Nju Jork, nga Madridi në Nju Delhi, në mbi 60 qytete të botës, manifestimet e lëvizjes ndërkombëtare ‘Extinction Rebellion’, filluan të kërkojnë nga qeveritë që të bëjnë më shumë në luftën kundër ndryshimit të klimës.

Veprime të mosbindjes civile ka patur edhe në Sidnej, Australi, të cilat çuan në arrestimin e tridhjetë personave.

Në Zelandën e Re, në Wellington, mijëra manifestues kanë protestuar para parlamentit.

Londër janë arrestuar mbi 270 protestues. Manifestimet u përqendruan në zonën e Sheshit Trafalgar, me aktivistë të shtrirë në tokë, dhe madje edhe nën automjete, për të bllokuar trafikun.

Në Berlin, aktivistët e mbrojtës së klimës kanë protestuar të veshur me rroba të kuqe që përfaqësojnë gjakun e shumë specieve të zhdukura. Të tjerë kanë ndërtuar një arkë simbolike të Noesë.

Në Dakotën e Jugut, 16 vjeçarja suedeze Greta Thunberg, simbol i protestave, u bashkua me korin e protestuesve vendas amerikanë.

Në Nju Jork protestuesit kanë mbuluar veten e tyre dhe demin e bronxtë, simbolin e Wall Street, me gjak të rremë që përfaqësonte agoninë dhe vdekjen e planetit.

 

Protesta globale e klimës në muajin shtator, e organizuar nga Greta Thunberg, pushtoi qytetet kryesore të planetit në emër të një ndryshimi rrënjësor të politikave të miratuara deri më tani për të luftuar ndryshimin e klimës, duke detyruar OKB që në Samitin e organizuar për ndryshimet klimatike, rreth 60 përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës tentuan ringjalljen e marrëveshjes së përgjumur të Parisit.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë