Ambientalisti Mato: U dhanë
leje pa kriter për HEC-et

Ambientalisti Mato: U dhanë<br />leje pa kriter për HEC-et
TIRANË - Ekosistemi natyror në Shqipëri është shkatërruar si pasojë e dhënies pa kriter të lejeve për të ndërtuar vend e pa vend të hidrocentraleve të vogla. Deklarata është bërë në studion e A1 Report nga ambientalisti Xhemal Mato. Ky i fundit, ka deklaruar se, hartat shqiptare të bregdetit nuk vlejnë më pasi vija bregdetare ka ndryshuar.
 
Përballë gazetarit, Andi Kapxhiu, ambientalisti Mato ka dekalruar se, “janë bërë ndërtime pa kritet nga hidrocentralet që kanë prishur ekosistemin e lumejve shqiptarë, në bregdetin tonë, në morfologjinë e tokës. Në Lezhë deti ka marrë 42 hektarë. Hartat shqiptare të bregdetit nuk vlejnë më, pasi ka ndryshuar shumë. Nuk bëhet fjalë për për florën dhe faunën”.
 
Sipas tij, një vend që ka ujë ka një pasuri të madhe, ndërsa një vend pa ujë është Sahara.
“Dhënia e licencave pa kriter, dhënia e tyre për njerëz të ndryshëm, ka sjellë probleme të mëdha dhe ne kemi kërkuar që të mos ndërtohet”.
 
Duke folur për vendimet e marra nga qeveria “Rama”, për anullimin e licencave të dhjetëra HEC-eve, Mato i ka cilësuar si vendime të drejta.
“Ne kemi parë që janë anulluar disa prej vendimeve dhe shpresojmë që të anullohen të tjera dhe të mos jepen të reja, pasi shkatërrohet ekosistemi i vendit”. Por sipas tij, energjia është e rëndësishme pasi, “nëse nuk sigurohet energjia nuk zhvillohesh dot. Të kesh sot fshatra pa drita është si të kthehesh në kohën e pishës”.
 
Sipas tij, “në Sarandë tani nuk shkohet më pasi është ndërtuar pa kriter dhe ky zhvillim është i paqëndrueshëm e pa logjikshëm, pasi nuk shkon më. E njëjta gjë ndodh edhe në këto investime të HEC-eve. Në vendin tonë, sistemi i transmetimit është më i dobëti”.
 
Mato ka vlerësuar nismat e marra nga qeveria për mbrojtjen e mjedisit.
“Forca me të cilën ka nisur punën qeveria e re është për tu vlerësuar. Mjedisi ka shumë ligje që janë të përafruar me ato të BE-së por nuk zbatohen. Po të shikohet progres-raporti i KE-së, për mjedisin thuhej vetëm, nuk është bërë, nuk është bërë, që do të thotë se për mjedisin nuk është bërë asgjë”.
 
Por sipas ambientalistit Xhemal Mato, ministria e Mjedisit ka një buxhet shumë të vogël për të monitoruar të gjithë territorin e vendit. Mato tha se, duhet një staf më i madh për të kontrolluar të gjithë territorin e vendit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë