TIRANE- Votimi i planit të ri të kryeqytetit nga këshilli Bashkiak, i cili sipas specialistëve parashikon që disa nga lulishtet e Tiranës, siç është ajo para Bibilotekës Kombëtare, ajo prapa pallatit të Kulturës, lulishtja te ish-fusha e Aviacionit, Parku i Namazgjasë të kthehen në zona ndërtimi, do të bënte që niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytet të rritet edhe më shumë. Niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytet është 6 herë më i madh se normat e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas ambientalistëve shpëtimi i vetëm i kësaj ndotje është krijimi i të tjerave hapësira të gjelbra dhe jo prishja e lulishteve ekzistuese, siç dhe parashikon Plani i ri Rregullues. "Një nga problemet kryesore që është krijuar në Tiranë është ndotja e ajrit dhe bërja e qytetit jo të shëndetshëm.
Treguesit e deritanishëm thonë që ndotja ajrit në qytet është shumë më tepër e lartë se kriteret e OBSH-së, deri në 6 herë. Shumë pak përbërës të ajrit janë në normat e OBSH-së" shprehet Xhemal Mato ambientalist. Po sipas tij shumë pak ndotës të ajrit janë në normat e OBSh-së. Gati 12 % e vdekjeve në Tiranë ndodhin nga ndotja e ajrit, ndërsa jetëgjatësia është ulur me 2 vjet. "Shumë pak përbërës të ajrit janë në normat e OBSH. Ne hyjmë sipas indeksit shëndetësor në zonën e rrezikshme, 12 % e vdekjeve ndodhin nga ndotjet e ajrit. Jetëgjatësia është ulur gati në 2 vite dhe nga ndotja e ajrit ka rreth 500 vdekje të parakohshme në vit" thotë Mato. "E vetmja fabrikë që mund të lehtësojë ndotjen e ajrit janë mjediset e gjelbra. Vetëm bimësia urbane e përmirëson këtë. Trafiku, aktivitetet e shumta dhe vetë njerëzit do të emetojnë në ajër këta ndotës. Ne kemi 4.6 m2 gjelbërim për banorë nga 12 m2 për banor dikur gjelbërim në Tiranë. Sipas planit synohet në 7 m2. Dhe pikërisht është po ky plan që në qendër ka ndërhyrë për të eliminuar shumë lulishte si ajo prapa Operas, Parku te Parlamenti. Konkretisht: hapësira tek Vëllezërit Frashëri është dhënë për ndërtime për të ndërtuar kulla të tjera. Lulishtja para Bibliotekës Kombëtare dhe ajo prapa Pallatit të Kulturës, të vetmet zona që i jepnin ajër qytetit janë dhënë për ndërtime. Lulishtja para Bibliotekës Kombëtare dhe ajo është dhënë për ndërtim. Të vetmet hapësira të gjelbra që i japin frymëmarrje qytetit" përfundon ambientalisti Xhemal Mato.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com