Ambulanca del nga rruga dhe përmbyset në Korçë, shpëton i sëmuri me COVID (VIDEO)

Një ambulancë e cila po transportonte një të infektuar me COVID për në spital, u aksidentua me një makinë tjetër në aksin nacional Korçë-Devoll, te kryqëzimi i fshatit Tren.

Ambulanca është përplasur me një mjet tip Benz, ndërsa brenda saj ka qënë një i sëmurë me COVID i cili po transportohej në spital.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

I sëmuri më pas është dërguar në spital me një ambulancë tjetër, për të marrë ndihmën e nevojshme nga bluzat e bardha.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse shkalloi Ilir Meta?

Pse shkalloi Ilir Meta?